Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shfaq në Korçë, në kuadër të Opera on Tour baletin “ Zhizel “ në teatrin “ Andon Zako Çajupi” më 28 dhe 29 Mars. Premiera e baletit “Zhizel” është shfaqur në Tiranë më 9, 10, 11 Nëntor 2018 në Arturbina.
Akti I
Një fshat i qetë. Në një shtëpi të rrethuar nga pyje dhe vreshta jeton Berta me vajzën e saj Zhizel, vajzën më të bukur të fshatit. Është koha e vjeljes së rrushit. Fshatarët janë mbledhur për vjeljen e prodhimit. Një grup fshatarësh përshëndesin me dashuri Zhizel. Ndërkaq princ Alberti dhe shërbëtori i tij hyjnë në kasollen e gjuetarëve dhe Alberti del pas pak i veshur si fshatar. Këtë gjë e vë re rojtari i pyllit, Hansi. Alberti drejtohet nga shtëpia e Zhizel. Wilfrid(shërbëtori i Albertit mundohet ta ndalojë, por Alberti e detyron të trokasë dhe të largohet, ndërsa ai vetë fshihet prapa shtëpisë. Del Zhizel dhe habitet kur nuk shikon njeri. Ajo fillon të kërcej. Befas Alberti del përpara saj, i shkon pas, e zë për dore dhe e shtrëngon me ngrohtësi. Kërcimi i tyre shëndërrohet në një dialog dashurie.
Zhizel si duke bërë shaka shpreh dyshimin e saj në sinqeritetin e Alberit. Lulja së cilës ajo është duke i hequr petalet tregon se Alberi “nuk më do” … Alberi merr një lule tjetër dhe i provon të kundërtën. Zhizel qetësohet dhe vazhdon të kërcej me Albertin.
Hansi i afrohet vajzës dhe i thotë që të mos u besojë fjalëve të Albertit, por ajo mendon se Hansi e bën këtë nga xhelozia dhe nuk i bindet.
Fshatarët kthehen nga vjelja e rrushit dhe zhvillojnë festën e rastit. Vajzat i luten Zhizel që të kërcejë bashkë me to. Alberti ndjek i mahnitur kërcimin e saj dhe e kurorëzon Zhizelin si mbretëreshën e festës.
Dëgjohen tingujt e një briri dhe në skenë hyjnë një grup damash dhe kalorësish që kthehen nga gjuetia për të pushuar. Është paria e fshatit fqinj e kryesuar nga Duka dhe e bija, e fejuara e princ Albertit. Princeshën Batilda e mahnit bukuria e Zhizelit dhe i dhuron asaj një gjerdan floriri. Ndërkohë princesha e pyet Zhizelin nëse ka të dashur.
Zhizeli e sinqertë i shprehet se këtu ishte dhe kërkon ndërkohë ta gjejë për t`ia prezantuar. Në përfundim të festës shfaqet Hansi i cili këmbëngul të bind Zhizelin se Alberti nuk është ai që paraqitet. Alberti e kundërshton Hansin i cili detyrohet të vërtetojë thënien e tij për të vërtetën e Albertit . Hansi u tregon të gjithëve shpatën e Albertit që e ka fshehur, me qëllim që të dukej si fshatar dhe u tregon për mashtrimin e tij. Alberti tenton të vrasë Hansin me shpatë. E shqetësuar Zhizel kërkon nga Alberti sqarim.
Hansi thërret edhe një herë parinë e fshatit fqinj që tashmë ishte larguar. Në skenë vijnë gjahtarët bashkë me princeshën Batilda dhe babain e saj. Princesha habitet nga veshja fshatare e Albertit i cili justifikohet se ka qënë për gjah. Ndërkohë ndërmjet Albertit dhe princeshës hyn Zhizel e cila i tregon princeshës se ky ishte personi që donte ti prezantonte dhe që i ish betuar se do ta donte përjetë.
Princesha Batilda i thotë se ajo është e fejuara e tij legjitime. Zhizeli hidhërohet së tepërmi, heq nga qafa gjerdanin dhe shembet përtokë. Kur vjen në vete asaj i duket sikur përpara saj vallzojnë lulet, të cilat e lajmërojnë për fatkeqësinë. Ajo rikujton çastet e dashurisë me Albertin dhe kur sheh shpatën kërkon të vrasë veten., por Hansi e ndalon në kohë. Ajo kërkon nënën, por nuk e njeh. Zemra e saj pushon së rrahuri.
Akti II
Kanë kaluar disa kohë. Princi Albert nuk e harron dot Zhizelin. Ai vjen në këto anë i tërhequr nga kujtimi i vajzës. Befas i duket sikur gjithë sheshi mbushet me vajza që vallzojnë nën dritën e hënës bashkë me të parën e vilisave Mirtën. Atij i duket se pranë ka Zhizelin, vajzën e thjeshtë fshatare, që diti të dashurojë dhe ruaj të pastër dashurinë e saj. I afrohet dhe kërcejnë të dy bashkë. Vajzat kërkojnë t`i ndajnë por ata nuk largohen nga njëri-tjetri. Albertit i duket sikur Hansin e ndërshkojnë të gjitha vilisat, pasi ai u duket atyre si shkaktar i fatkeqësisë që ka ndodhur dhe Zhizel që mbron dhe kërkon ta falin nga gjykimi e dënimi i Mirtës e vajzave të tjera. Figura e thjeshtë e kësaj vajze ngrihet madhështore si simbol i triumfit të dashurisë. Ndërkaq agon dita e re.
Përfytyrimi zhduket. Në skenë Alberti mbetet vetëm me një trëndafil të kuq në dorë.
Kasti i datës 28 Mars 2019
Zhizel- Adela Mucollari
Albert – Fatjon Lito
Hans – Dion Gjinika
Pas de deux Fshatare – Odeta Dishnica dhe Renato Lleshi
Mirta- Isida Mollaymeri
Viliza- Erisa Gina dhe Odeta Dishnica
Nena e Zhizel – Matilda Reka
Princesha – Alisa Gjoni
Duka – Erald Zela
Shoqet e Zhizelit- Erisa Gina, Loreta Bala, Isida Mollaymeri , Jonida Qafmolla
Shoqeruesi i Princit – Evis Heta
Kasti i datës 29 Mars 2019
Zhizel- Ledia Sulaj
Albert- Kevin Lila
Hans – Dion Gjinika
Pas de deux Fshatare – Jonida Qafmolla dhe Armando Meci
Mirta- Elda Logo
Viliza- Elona Beqiraj dhe Jonida Qafmolla
Nena e Zhizel – Matilda Reka
Princesha – Alisa Gjoni
Duka – Erald Zela
Shoqet e Zhizelit- Erisa Gina, Elona Beqiraj, Elda Logo,Loreta Bala
Shoqeruesi i Princit- Evis Heta
Baletmaester – Enada Hoxha
Koreopetitore -Alisa Gjoni