Rivënie Historike in memoriam të Agron Aliaj
Organizatori: TKOB
Vendi i zhvillimit: “arTurbina” / Salla e madhe
3 Balete Rivënie
Premiera e parë
Baleti Zhizel është vënë për herë të parë në Operan e Parisit më 28 Qershor 1841
Për herë të parë tek ne është vënë më dt. 14, 15 Dhjetor 1988
Baletmaestër : Agron Aliaj (Artist i Popullit)
Skenografia dhe kostumet: Shaban Hysa
Asistent baletmaestër: Albert Janku (Artist i Merituar)
Personazhet dhe interpretët e vitit 1988:
Zhizel : Mukades Erebara, Albana Sulejmani
Alberti: Ludmill Çakalli, Ilir Kerni
Hansi: Pëllumb Agalliu, Leonard Xhokaxhi
Batilda: Albana Gjergji
Mirta: Mariola Fejzo, Lindita Ahmataj
Babai i Batildës: Eqerem Hoxha
Pas de deux: Domenika Ndreca, Renis Kaceli, M.Fejzo, Enkel Zhuti
Shërbëtori i Albertit: N.Mesiti, D.Romano etj.
Libreti i baletit Zhizel është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane mbi vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur të martohen.
Përmbajtja
Akti I
Një fshat i qetë. Në një shtëpi të rrethuar nga pyje dhe vreshta jeton Berta me vajzën e saj Zhizel, vajzën më të bukur të fshatit. Është koha e vjeljes së rrushit. Fshatarët janë mbledhur për vjeljen e prodhimit. Një grup fshatarësh përshëndesin me dashuri Zhizel. Ndërkaq princ Alberti dhe shërbëtori i tij hyjnë në kasollen e gjuetarëve dhe Alberti del pas pak i veshur si fshatar. Këtë gjë e vë re rojtari i pyllit, Hansi. Alberti drejtohet nga shtëpia e Zhizel. Wilfrid(shërbëtori i Albertit mundohet ta ndalojë, por Alberti e detyron të trokasë dhe të largohet, ndërsa ai vetë fshihet prapa shtëpisë. Del Zhizel dhe habitet kur nuk shikon njeri. Ajo fillon të kërcej. Befas Alberti del përpara saj, i shkon pas, e zë për dore dhe e shtrëngon me ngrohtësi. Kërcimi i tyre shëndërrohet në një dialog dashurie.
Zhizel si duke bërë shaka shpreh dyshimin e saj në sinqeritetin e Alberit. Lulja së cilës ajo është duke i hequr petalet tregon se Alberi “nuk më do” … Alberi merr një lule tjetër dhe i provon të kundërtën. Zhizel qetësohet dhe vazhdon të kërcej me Albertin.
Hansi i afrohet vajzës dhe i thotë që të mos u besojë fjalëve të Albertit, por ajo mendon se Hansi e bën këtë nga xhelozia dhe nuk i bindet.
Fshatarët kthehen nga vjelja e rrushit dhe zhvillojnë festën e rastit. Vajzat i luten Zhizel që të kërcejë bashkë me to. Alberti ndjek i mahnitur kërcimin e saj dhe e kurorëzon Zhizelin si mbretëreshën e festës.
Dëgjohen tingujt e një briri dhe në skenë hyjnë një grup damash dhe kalorësish që kthehen nga gjuetia për të pushuar. Është paria e fshatit fqinj e kryesuar nga Duka dhe e bija, e fejuara e princ Albertit. Princeshën Batilda e mahnit bukuria e Zhizelit dhe i dhuron asaj një gjerdan floriri. Ndërkohë princesha e pyet Zhizelin nëse ka të dashur.
Zhizeli e sinqertë i shprehet se këtu ishte dhe kërkon ndërkohë ta gjejë për t`ia prezantuar. Në përfundim të festës shfaqet Hansi i cili këmbëngul të bind Zhizelin se Alberti nuk është ai që paraqitet. Alberti e kundërshton Hansin i cili detyrohet të vërtetojë thënien e tij për të vërtetën e Albertit . Hansi u tregon të gjithëve shpatën e Albertit që e ka fshehur, me qëllim që të dukej si fshatar dhe u tregon për mashtrimin e tij. Alberti tenton të vrasë Hansin me shpatë. E shqetësuar Zhizel kërkon nga Alberti sqarim.
Hansi thërret edhe një herë parinë e fshatit fqinj që tashmë ishte larguar. Në skenë vijnë gjahtarët bashkë me princeshën Batilda dhe babain e saj. Princesha habitet nga veshja fshatare e Albertit i cili justifikohet se ka qënë për gjah. Ndërkohë ndërmjet Albertit dhe princeshës hyn Zhizel e cila i tregon princeshës se ky ishte personi që donte ti prezantonte dhe që i ish betuar se do ta donte përjetë.
Princesha Batilda i thotë se ajo është e fejuara e tij legjitime. Zhizeli hidhërohet së tepërmi, heq nga qafa gjerdanin dhe shembet përtokë. Kur vjen në vete asaj i duket sikur përpara saj vallzojnë lulet, të cilat e lajmërojnë për fatkeqësinë. Ajo rikujton çastet e dashurisë me Albertin dhe kur sheh shpatën kërkon të vrasë veten., por Hansi e ndalon në kohë. Ajo kërkon nënën, por nuk e njeh. Zemra e saj pushon së rrahuri.
Akti II
Kanë kaluar disa kohë. Princi Albert nuk e harron dot Zhizelin. Ai vjen në këto anë i tërhequr nga kujtimi i vajzës. Befas i duket sikur gjithë sheshi mbushet me vajza që vallzojnë nën dritën e hënës bashkë me të parën e vilisave Mirtën. Atij i duket se pranë ka Zhizelin, vajzën e thjeshtë fshatare, që diti të dashurojë dhe ruaj të pastër dashurinë e saj. I afrohet dhe kërcejnë të dy bashkë. Vajzat kërkojnë t`i ndajnë por ata nuk largohen nga njëri-tjetri. Albertit i duket sikur Hansin e ndërshkojnë të gjitha vilisat, pasi ai u duket atyre si shkaktar i fatkeqësisë që ka ndodhur dhe Zhizel që mbron dhe kërkon ta falin nga gjykimi e dënimi i Mirtës e vajzave të tjera. Figura e thjeshtë e kësaj vajze ngrihet madhështore si simbol i triumfit të dashurisë. Ndërkaq agon dita e re.
Përfytyrimi zhduket. Në skenë Alberti mbetet vetëm me një trëndafil të kuq në dorë.
Rivënia e baletit “Zhizel” 9, 10, 11 nëntor 2018
Kasti i datës 9 nëntor 2018:
Zhizel- Adela Mucollari
Albert – Fatjon Lito
Hans – Dion Gjinika
Pas de deux Fshatare- Odeta Dishnica&Renato Lleshi
Mirta- Rovena Shqevi
Viliza- Erisa Gina&Odeta Dishnica
Nena e Zhizel – Matilda Reka
Princesha – Alisa Gjoni
Duka – Kujtim Hoxha
Shoqet e Zhizelit – Erisa Gina,Elona Beqiraj,Rovena Shqevi,
Jonida Qafmolla,Loreta Bala,Fjoralba Zere
Shoqeruesi i Princit- Evis Heta
Kasti i datës 10 nëntor:
Zhizel – Ledia Sulaj
Albert – Anxhelo Mucollari
Hans – Dion Gjinika
Pas de deux Fshatare – Jonida Qafmolla & Armando Meci
Mirta – Elda Logo
Viliza- Elona Beqiraj & Jonida Qafmolla
Nena e Zhizel – Matilda Reka
Princesha – Alisa Gjoni
Duka – Kujtim Hoxha
Shoqet e Zhizelit- Erisa Gina,Elona Beqiraj,Rovena Shqevi ,Elda Logo,Loreta Bala, Odeta Dishnica .
Shoqeruesi i Princit – Evis Heta
Kasti i datës 11 nëntor:
Zhizel – Ledia Sulaj
Albert – Anxhelo Mucollari
Hans – Dion Gjinika
Pas de deux Fshatare – Odeta Dishnica & Renato Lleshi
Mirta – Elda Logo
Viliza – Erisa Gina & Odeta Dishnica
Nëna e Zhizel – Matilda Reka
Princesha – Alisa Gjoni
Duka – Kujtim Hoxha
Shoqet e Zhizelit- Erisa Gina,Elona Beqiraj,Rovena Shqevi,
Jonida Qafmolla,Loreta Bala,Fjoralba Zere
Shoqëruesi i Princit- Evis Heta
Trupa e Baletit
Rovena Shqevi,Jonida Qafmolla, Elda Logo, Loreta Bala, Erisa Gina, Elona Beqiraj,Odeta Dishnica , Amela Prifti,
Milena Nurka, Anila Bruzi,Fjoralba Zere,Lurdi Dodgjini, Kristi Dushmani, Julind Dervishi, Besi Skura, Erald Zela,
Enred Miolli, Andi Vrapi, Armando Meci, Renato Lleshi,
Suita shoqeruese e Princeshes
Brikena Mehmetukaj, Eri Zyla, Alsisa Haxhiaj, Xholindi Muca, Elina Kerni, Eduart lami ,Tea Caslli, Erti Stermasi.
Koreopetitore -Alisa Gjoni
Baletmaester – Enada Hoxha