Baleti “UNI” vjen në Pogradec!
•Me një retorikë mbi luftën me veten apo me botën, “UNI” na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë.
Një udhërrëfim i sfidave që hasim dhe egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një “uni” të denjë për këtë shoqëri.
•Baleti kontemporan “UNI” vjen me koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.
Ju ftojmë të na bashkoheni!