Baleti “UNI” vazhdon udhëtimin e tij në qytetet kryesore shqiptare, për të zbarkuar kësaj radhe në Vlorën plot me turistë.
Nën koreografinë e Julind Dervishit dhe asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, artistët e TKOB-së do të përcjellin ritmet dhe energjinë që sjell ky balet me muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluara nga Andi Vrapi dhe kostumografia nga Dea Bejleri.
Gjejeni pak cili do të jetë qyteti i rradhës në të cilin do të zbarkojë “UNI” ?