Një natë, tre botë të ndryshme të kërcimit bashkohen në skenën e TKOBAP-së!
Publiku do të përjetojë një udhëtim të pasur emocional përmes veprave të tre koreografëve të mirënjohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë.
Falling Angels, një balet i krijuar nga mjeshtri i madh Jirí Kylián, eksploron tensionin mes disiplinës dhe lirisë, mes konformizmit dhe vetëçlirimit. Një kërcim minimalist i shoqëruar nga ritme të fuqishme muzikore ku skena bëhet reflektim i vetë njeriut.
Troy Game nga koreografi Robert North, vjen plot energji për publikun shqiptar ku humori, atletika dhe drama ndërthuren me elemente të arteve marciale dhe ritmeve braziliane. Një vepër e cila sfidon dhe satirizon konceptet tradicionale të maskilizmit.
Radian40°, një krijim i koreografit shqiptar Edi Blloshmi sjell një gjuhë origjinale vallëzimi, ku kujtesa kulturore, lidhjet e padukshme mes njerëzve dhe transformimi shndërrohen në poezi skenike. Një reflektim mbi afërsinë dhe largësinë që na formëson si qenie njerëzore.
Një maratonë emocionesh në vetëm një natë, aty ku arti i kërcimit bëhet pasaportë për të udhëtuar mes kulturave, ideve dhe botëve të pashkelura artistike.
Biletat tashmë janë në shitje!
Për rezervime kontaktoni: +355698703233
 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!