Në luftën e vazhdueshme mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike – mes dhunës dhe gënjeshtrës – ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë!
“Carmina Burana”, teksti mitik i dorëshkrimit të shekullit të 13 dhe muzika e fuqishme e Carl Orff, me në fokus të koreografisë: qëndrimin e njeriut ndaj ligjeve të natyrës, do të vijë në TKOB, përgjatë datave 15 dhe 16 mars, ora 19:00.
Thirrja ndaj perëndeshës së fatit dhe lutja për dashuri e fat, aq vitale për ekzistencën, “O Fortuna” do të përcillet nëpërmjet gjuhës së baletit, si himn për dashurinë e sinqertë.
Një eksperiencë unike!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.