Pas premierës së suksesshme në TKOBAP, CANTATA udhëton drejt Gjirokastrës për të ndezur Kalanë e Argjiros me ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut!
 Në freskinë magjike të një nate vere, muzika autentike e grupit “Assurd” dhe koreografia e zjarrtë e Mauro Bigonzetti-t krijojnë një atmosferë që shpërthen plot energji, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të shpalljes së Gjirokastrës pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-së.
 Një festë e rrënjëve, ndjenjave dhe lidhjeve njerëzore, që pulson me jetë nën qiellin e qytetit të gurtë!
Mos mungoni për një natë feste plot ngjyra tingujsh në Kalanë e Gjirokastrës!