Ansambli Popullor vazhdon turin e tij në Vlorën bregdetare!
Me një program të pasur artistik, së bashku me orkestrinën, solistët dhe grupin e valleve të Ansamblit Popullor, krenarinë tonë kombëtare që na përfaqëson denjësisht në çdo skenë brenda dhe jashtë vendit, do të sjellim këngët dhe vallet më të bukura shqiptare në skenën e madhe të Vlorës.
Ju mirëpresim nesër në orën 12:00, në Teatrin “Petro Marko”