60 VJET HISTORI – ANSAMBLI POPULLOR, KOSOVË
Ansambli Popullor
Opera on tour
Koncert i Ansamblit Popullor
Në qytetin e Gjakovës, në datën 10 Nëntor 2018, në Pallatin e Kulturës, në orën 19:00.
Historia e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve kulmon në 60 – vjetorin e krijimit të tij. Si i vetmi Ansambël Popullor i vendit, festimet për këtë përvjetor të rëndësishëm nisën që në fillimet e vitit 2017, jo vetëm në skenën e madhe të TKOBAP, por edhe në shkolla ku mësojnë fëmijët shqiptarë, në sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, në skenat e teatrove të qyteteve shqiptare dhe kosovare. Kulmi i festimeve mbërriti në Tiranë, më 11 dhe 12 Nëntor të vitit 2017.
Koncerti Gala me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve ndër vite, të veteranëve të Ansamblit Popullor dhe trupës së artistëve që e mbajnë gjallë këtë Ansambël, të balerinëve të trupës së baletit të TKOB ishte kulminacioni më i lartë, i cili risolli në vëmendjen e publikut edhe njëherë gjerdanin e paçmueshëm të perlave të muzikës, valles dhe trashigimisë sonë popullore.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë elementet artistikë dhe teknikë të një trupe të mirëfilltë artistike. Ky ansambël përbëhet nga solistët, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestra popullore.
Kohët e fundit vëmëndja e drejtuesve të kësaj trupe është përqëndruar drejt një rifreskimi jo vetëm të repertorit por edhe të përpunimit të tij sipas kritereve të rrepta artistike që ruajnë vlerat e qënësishme të folklorit si transmetim i një vlere shekullore të pavdekshme. Duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë, programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike, deri te formacionet orkestrale në formën e Kabase, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.
Në Program:
- Vallja e Gështenjave:
( solist: Besmir Aga, Olta Ahmetaj, shoqëron trupa e baletit të Ansamblit Popullor)
- N’at zaman t’asaj furije:
( soliste: Irini Nikolla, shoqëron kori i Ansamblit Popullor )
- Arbëreshes sime
- ( solist: Alban Tahiri, shoqëron kori i Ansamblit Popullor )
- Ritual i dasmës Tiranase
( Trupa e baletit të Ansamblit Popullor )
- Qaj Maro, qaj moj bijë,
Xhinxhille
( solist: Hysni Zela)
- Instrumentale për Bilbil dhe Orkestër
( solist: Artan Shabani, bilbil, shoqëron orkestra e Ansamblit Popullor)
- Valle Dardhës (vajzat)
Valle Gorarçe (djemtë)
( Solist: Elton Cefa dhe Enkelejd Bajraktari, shoqëron trupa e baletit të Ansamblit Popullor )
- Janinës ç’i panë sytë:
(Grupi polifonik i Ansamblit Popullor)
- Shkon djali tërmale
( Trupa e korit dhe orkestra e Ansamblit Popullor )
- Kolazh Shkodran
(Solist: Aranit Hoxha, shoqeron:trupa e korit dhe orkestra e Ansamblit Popullor )
- Tabllo koreografike Çame
( Solist : Leonard Mitrushi & Helga Saraçi , shoqeron :trupa e baletit të Ansamblit Popullor )
- Këngët e popullit tim,
- Potpuri Vlonjate
Kendo bilbili poshte te zalli
( solist: Irma Libohova)
- Tabllo vallesh me motive të Veriut
( Solist : Enkelejd Bajraktari & Helga Saraçi, shoqeron :trupa e baletit të Ansamblit Popullor)