Ja tregojmë gjithë botës vlerat tona folklorike në Festivalin e 32-të Ndërkombëtar të Folklorit në Varna, Bullgari.
Ansambli Popullor, Nderi i Kombit Shqiptar, po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në një festival gjigant, i cili mbledh së bashku kulturat e dhjetëra shteteve në disa netë spektakli dhe performancash unike.
Angazhimi në evente të tilla ndërkombëtare shërben si trumpetim i traditës dhe kulturës shqiptare nëpër botë.