Malet do të oshëtijnë fort këtë nëntor!
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell një koncert unik për të gjithë artdashësit, për të festuar me krenari 112-vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë!
Me një program të pasur artistik nga Orkestrina, solistët, kori dhe trupa e valleve të Ansamblit Popullor, ky nëntor do të buçasë fort, duke na bashkuar në një festë që frymon shqip.
Ku më bukur se sa të festosh Festat e Nëntorin pranë Ansamblit Popullor!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!