Këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë rikthehen në TKOBAP!
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell ngrohtësinë e shpirtit shqiptar në këto ditë të ftohta dimri, përmes një koncerti unik kushtuar dashurisë.
Një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug, ku do të përjetoni pasurinë kulturore, magjinë e këngës shqipe dhe bukurinë e valleve tona tradicionale.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!