Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore merr pjesë në 30-vjetorin e Festës Mbarëkombëtare “Oda Dibrane”!
Me ftesë nga  Shoqata Kulturore Artistike “Oda Dibrane”, në këtë festival unik do të marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, duke sjellë në skenë këngë, valle dhe tradita shqiptare .