Në nderim të mjeshtrit të valles popullore, Rexhep Çeliku – “Nderi i Kombit”
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell për artdashësit koncertin “Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku, Nderi i Kombit”, një homazh për trashëgiminë e tij të vyer në artin e valles popullore.
Më datë 19 shkurt, ora 19:00
Me interpretimin e Orkestrinës, Grupit të Valleve dhe Grupit Vokal të Ansamblit Popullor, solistëve dhe me pjesëmarrjen e veçantë të bilbilit të muzikës popullore, Irini Qirjako, këngëtares së mirënjohur të Ansamblit Popullor Fiqirete Kapo dhe solistit të Ansamblit “Shota” të Kosovës, Besnik Grajcevci.
Ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Çeliku, bazuar në repertorin e tij artistik, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, si dhe momente nga jeta dhe karriera e tij, me vlerësime nga personalitete të ndryshme.
Një mbrëmje emocionuese për të nderuar një nga figurat më të shquara të valles popullore shqiptare!
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!