Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë “Këngët e Atdheut tim”, koncert në nder të Mjeshtrit të Madh të Penës dhe Polifonisë së Jugut, Lefter Çipa, “Nderi i Kombit”.
Vlerat muzikore, pjesë korale të përpunuara, nga krijimtaria e mjeshtrit Çipa dhe ndërthurje e polifonisë vokale me instrumentet popullore (Orkestrën), si dhe etydin koreografik, nëpërmjet përpunimeve muzikore dhe konceptimit skenik bashkëkohor, do të vinë nga Orkestra, Solistët, Grupi Vokal, Grupi i Valleve të AP-së, si dhe grupeve të ndryshme polifonike.
“Këngët e Atdheut tim”, më 29 prill, ora 20:00 në TKOB.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30. Ju presim