Ndër shekuj, jehona e isos së Jugut, tupanit të Veriut e këngët majë krahi kanë lajmëruar lajme të gëzuara e të trishta. Kjo ishte mënyra se si populli ynë komunikonte dikur.
“Jehona jonë”, si lajmërim i ditëve të bukura të vitit që sapo erdhi, do të kumbojë në skenën e TKOB-së nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Nga Çamëria në Kosovë e nga Bregu në Korab, traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet, do të vijnë të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor, më 16 janar, ora 19:00.
Le të trumbetojë “Jehona jonë”!