Arti, ajo fije e padukshme që ndan realitetin nga imagjinata, na çon në një udhëtim mes këtyre dy botëve.
Aty ku fantazia i jep formë së padukshmes,
duke e kthyer ndjenjën në lëvizje dhe mendimin në trup.
Në këtë hapësirë ku kufijtë treten, Julia Cambra dhe Paula Comitre takohen për herë të parë në skenë.
Dy artiste që flasin gjuhë të ndryshme, por lëvizin në të njëjtin univers.
Një takim ku heshtja bëhet ritëm, trupi bëhet fjalë dhe arti, ura që lidh botët.
Mos mungoni me datë 22 tetor, ora 20:00.
Për rezervime kontaktoni: +355698703233
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!

