Pas një turneu të suksesshëm në disa nga qytetet më të mëdha të Australisë, si Sydney, Melbourne dhe Brisbane, “Albanian Soul”, nga sopranoja Ana Tafani, vjen për publikun shqiptar në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, më 13 mars, për një mbrëmje që i kushtohet shpirtit të muzikës shqiptare.
Së bashku me Laura Lilën në piano, koncerti do të sjellë një udhëtim metaforik nëpër Shqipëri, nga këngët e dashura qytetare shkodrane te meloditë arbëreshe dhe krijimtaria e kompozitorëve tanë më të njohur, duke përshkuar traditën, nostalgjinë dhe identitetin tonë kulturor.
Një mbrëmje ku tingujt e muzikës shqiptare bashkohen për të sjellë emocione, kujtime dhe krenarinë e trashëgimisë sonë artistike në Tempullin Shqiptar të Artit.
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
 Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!