“A Ceremony of Carols,” vepra e përjetshme e kompozitorit britanik Benjamin Britten, përcjell shpirtin e pastër të Krishtlindjes përmes një gërshetimi të bukur të zërave koralë.
Në këtë mbrëmje të veçantë, Kori dhe Kori i Zërave të Bardhë i TKOBAP-së do të sjellin emocione të paharrueshme, në një atmosferë magjike dritash dhe ngjyrash që celebron gëzimin e festave.
Nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshit dhe drejtimin e Korit të Zërave të Bardhë nga Sonila Baboçi, kjo vepër do të shpalosë fuqinë e muzikës korale për të prekur zemrat e çdo dëgjuesi, duke krijuar një përvojë të ngrohtë dhe shpirtërore për publikun.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!