70 orkestrantë nisen nga Shqipëria drejt Festivalit “Respighi Bologna 2025”
Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që mbushi plot e përplot sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe me violinistin e jashtëzakonshëm Giuseppe Gibboni, nën drejtimin e maestro Sergio Alapont, udhëton me plot 70 orkestrantë drejt Italisë për të marrë pjesë në Festivalin “Respighi Bologna 2025”.
Ky debutim në Teatro Auditorium Manzoni shënon një moment të rëndësishëm në historinë e orkestrës shqiptare, duke e vendosur atë në qendër të një prej skenave më prestigjioze europiane të muzikës simfonike dhe duke përforcuar misionin e TKOBAP-së për të përfaqësuar artin shqiptar me dinjitet dhe ekselencë jashtë kufijve.