60 VITE HISTORI – ANSAMBLI POPULLOR ON TOUR
TEATRI “SKAMPA” – ELBASAN

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve Popullore në vazhdimësi të sezonit artistik të aktiviteteve On Tour, dha shfaqjen e tij në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit.

Artistët e Ansamblit Popullor prezantuan para publikut shumë mikëpritës të Elbasanit koncertin “60 Vite histori Ansambli Popullor”, një koncert gala, i cili sjell repertorin më të bukur të folkut shqiptar.

Në këtë koncert morën pjesë:

Trupa e Valleve të Ansamblit Popullor
Orkestra e Ansamblit Popullor
Kori i Ansamblit Popullor