“L’Elisir d’amore”, opera e njohur e Gaetano Donizetti-t, pas suksesit të jashtëzakonshëm disa ditë më parë në skenën e TKOBAP-së, rikthehet në Hollin Koncertor në një version të përshtatur për fëmijë dhe familje, duke sjellë një histori plot humor, ëmbëlsi dhe mësime për dashurinë e sinqertë.
Një rrëfim i thjeshtë dhe argëtues për Nemorinon, i cili beson tek një “eliksir magjik”, por që zbulon se forca më e madhe është dashuria. ![]()
Me interpretimin e artistëve të TKOBAP-së dhe një atmosferë plot ngjyra, kjo shfaqje do t’i afrojë fëmijët me botën e operës në mënyrën më të bukur.
21 shkurt, ora 11:00
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

