Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Kosova vijnë në TKOBAP për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. ![]()
![]()
![]()
Një mbrëmje ku energjia, talenti dhe pasioni i të rinjve ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” vijnë nga Kosova, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, dhe sjellin një program që udhëton nga eleganca e valsit te fuqia simfonike dhe ritmet shqiptare.
Nga Gramophone Waltz te emocionet e Beethoven, energjia e Palladio, gjallëria e Can-Can dhe tingujt shqiptarë të Malësores, ky është një koncert që bashkon traditën me shpirtin e ri të muzikës që vjen nga të rinjtë.
Ju mirëpresim me datë 17 Shkurt, ora 19:00.
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

