Një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, aty ku buron plot krenari kënga popullore qytetare. 

Sopranoja e TKOBAP-së, Nina Muho sjell në skenë 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet. 

Ky koncert është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë TABANIN e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

Mos mungoni me datë 30 qershor, ora 20:00!

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!