TKOBAP ka hapur dyert e skenës për artistët e rinj, duke krijuar hapësira për eksperienca të mirëfillta për studentët.
“Projekti MOZART” nuk sjell në skenë vetëm talentet e Universitetit të Arteve, por edhe ato të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i cili këtë herë përfaqësohet nga pianisti Erbli Zade.
Me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, ky bashkëpunim ndërinstitucional bëhet një model frymëzimi për edukimin përmes përvojës së drejtpërdrejtë në skenë.
Ky projekt nuk është thjesht një koncert, por një mundësi reale për të rinjt që duan të rriten profesionalisht, duke bashkëpunuar me artistë dhe struktura të nivelit më të lartë artistik.
Mbrëmjen e 10 prillit, ora 19:00, në Hollin Koncertor, muzika e Mozart-it do të tingëllojë si një dëshmi e bukur se arti dhe edukimi ecin krah për krah sepse e ardhmja nis pikërisht këtu.
9 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!