Orkestra simfonike e TKOB u formua në vitin 1950, së bashku me Filarmoninë e Shtetit. Në të bënin pjesë orkestrantë të përgatitur fillimisht në gjimnazet dhe shkollat e Mesme të Përgjithshme, Orkestra Frymore e Ushtrisë dhe më pas në Liceun Artistik – “Jordan Misja”. Aktiviteti artistik i orkestrës fillon me koncertet dhe shfaqjet si pjesë e Filarmonisë së Shtetit dhe në vitin 1953, orkestra inkuadrohet përfundimisht në TKOB.

Orkestra e TKOB gjatë gjithë kalendareve artistik, ka mbajtur peshën më të madhe, që nga fillimi i krijimit të saj e deri sot. Me kalimin e viteve, orkestra u pasurua me instrumentistë të përgatitur fillimisht në Konservatorët e vendeve lindore si Pragë, Leipsig, Sofje dhe më pas nga Konservatori Shtetëror i Tiranës me hapjen e tij në vitin 1961. Orkestra Simfonike e TKOB ka dhënë dhe vijon të jepë një kontribut të çmuar në ekzekutimin e veprave të kompozitorëve shqiptar dhe atyre botërorë. Që prej krijimit të saj orkestra e TKOB është drejtuar nga mjeshtri Mustafa Krantja dhe më pas nga dirigjentët Rifat Teqja, Simon Gjoni, Ermir Krantja, Fiqiri Kraja, Bujar Llapaj, Edmond Doko, etje.

Orkestra ka ekzekutuar në koncerte dhe shfaqje operistike të TKOB drejtuar edhe nga dirigjentë me fame ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e instrumentistëve në vepra operistike dhe baleti, me këngëtarë dhe balerinë të huaj.

Pas vitit 1990 në turnetë artistike që ka ndërmarrë TKOB në Itali, Francë, Turqi, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, Bosnjë, Zvicër, Belgjikë, Kuvajt etj, kjo orkestër është duartrokitur me ovacione të mëdha dhe ka marrë vlerësime maksimale nga publiku dhe specialistët e fushës.

Nga kjo orkestër kanë dalë solistë instrumentistë dhe orkestrantë të talentuar si dhe janë krijuar disa ansamble të muzikës së dhomës.

Krahas repertorit të kompozitorëvë shqiptarë si Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Tish Daija, Tonin Harapi, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Aleksandër Peçi apo Kujtim Laro, kjo orkestër ka ekzekutuar me shumë sukses shumë vepra simfonike të kompozitorëve të mëdhenj botëror si Mozart, Haydn, Bethoven, Brahms, Dvorak, Çajkovski, Prokofiev, Strauss, Rosini, në repertorin e ngjeshur operistik dhe koreografik, shqiptar e botëror.

Orkestra Simfonike e TKOB përbëhet nga rreth 50 instrumentistë. Për vlerat e saj artistike interpretative, orkestra simfonike e TKOB është vlerësuar me çmime e konsiderata të larta.

Orkestra ka në përbërjen e saj vetëm artistë shqiptarë. Formacioni i saj përmban: harqet (V1, V2, Vl, Vlc, Cb), instrumentët e frymës (piç, Fl1, Fl2, 2 Ob, 2 Cl, 2 Fg, Ingl.corn, 2Tr, 3 Cor, 3 Trb, Bt), instrumentët e perkusionit dhe harpën.

 

Dirigjent: Edmond Doko

As/dirigjent: Florian Hysa

Violinë e parë

Gëzim Bulçari – Koncert maester

Nikola Kondakçi – Spalë

Anduena Sula, Migena Kreci, Mimoza Kolpeja, Arenc Guri, Gerd Cinxo

Violinë e dytë

Hilda Çekani – Spalë

Rina Cekaj, Gent Jazexhiu, Vilma Cara, Edlira Prosi, Romina Tafaj

Violë

Flobens Zyma – Spalë

Albana Leka, Arjan Konçi, Alkena Shuteriqi, Adrian Prosi, Xhanina Çela

Violonçel:

Gëzim Hysi, Loreta Memaj, Teuta Krypçi, Mario Guralumi, Jona Çegrani, Ejona Nako

Kontrabas

Saimir Katroshi – Spalë

Oltjon Lila, Adnan Mumajesi

Flaut

Enalda Gjoni – Spalë Flaut I

Dorela Ujkani – Flaut II

Oboe

Erik Tauzi – Spalë Oboe I

Ilir Gjoka – Oboe II

Klarinetë

Elton Katroshi – Spalë Klarinetë I

Erenik Behlula – Klarinetë II

Fagot

Sidrit Çarçiu – Spalë fagot I

Sadik Mëniku – Fagot II

Korno

Vildan Mumajesi – Korno II

Denis Shegaj – Korno III

Trombë

Xhino Daja – Spalë Trombë I

Roland Llupa – Trombë II

Trombon

Ilir Vorpsi – Spalë Trombon I

Alban Zadeja – Trombon II

Edmond Kiri – Trombon III

Timpan

Edris Kraja – Spalë Timpan

Perkusion

Eldi Smaja

Harpë

Aida Kasmi – Spalë Harpë

 

KONCERTMAESTËR – PIANISTË – KOREPETITOR

Enina Selenica – Koncert master

Etrita Ibrahimi – Pianiste Korepetitore

Herta Cane – Pianiste Përgatitore

Ingrid Pulizo – Pianiste Përgatitore

Thanas Paskali – Pianist Korepetitor