Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.
Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësine dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnise me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe intepretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. AKVP-ja ka mbledhur artistët më të talentuar në këtë drejtim, që të pasqyrojë sa më denjësisht kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur.
Në harkun kohor prej 50 vjetvsh, ka rreth 10,000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërise. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishem dhe mjaft të sukseshëm në jetën e Ansamblit. Vlera të mëdha artistike ka orkestra me instrumentistë nga më të zgjedhurit. Këngetarët interpretues kanë qenë dhe janë krenaria e vokalit shqiptar. Edhe kori me përpunimet dhe harmonizimet e këngëve burimore dhe të krijuara, ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm si pjesë e domosdoshme dhe e rëndësishme e Ansamblit.
DREJTOR ARTISTIK: Sokol Marsi
MJESHTËR VALLESH: Genci Kastrati
ORKESTRANTË KATEGORIA I
Ana Shkjezi(Flaut), Adriatik Çelmeta(Llahutë), Alban Tahiri(Violinë), Arbin Alimeri(Kontrabas), Artan Shabani(Klarinetë), Bledar Luzi(Oboe), Leonard Cara(Daulle), Neki Kastrati(Dajre), Armand Ferra(Fizarmonikë)
ORKESTRANTË KATEGORIA II
Ermal Sela(Llahutë), Flogent Shatraj(Violinë), Gianluca Shkoza(Klarinetë)
VALLTARË KATEGORIA I
Brikena Jaupaj, Emiljana Bajo, Helga Saraçi, Mirela Hotaj, Vjera Çurçija, Gezim Halili, Leonard Mitrushi, Reji Berisha
VALLTARË KATEGORIA II
Ajkana Topalli, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Elton Cefa, Leonard Delia, Enkeleid Bajraktari
KORISTË KATEGORIA I
Irini Nikolla, Manjola Lula, Mirela Aliaj, Aranit Hoxha, Jani Çekixhi, Leke Pecnikaj, Iris Brojaj, Malvina Likaj, Denisa Xhemnica, Adela Mesuti
KORISTË KATEGORIA II
Avni Miraka, Rajmond Kllogjëri