Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall vend vakant për pozicionin e punës : Specialist/e Informacioni( recepsionist/e)

Kandidati/ja për pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

Përshkrim i përgjithshëm  i punës

Specialist/e- Informacioni (recepsionist/e);

  • Mirëpret, komunikon dhe rregjistron vizitorët që janë te interesuar të hyjnë në mjediset e Institucionit të TKOBAP-së. Zbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e Institucionit.
  • Krijon dhe administron bazën e të dhënave me të cilët Institucioni ka komunikim.
  • Komunikon me personat që paraqiten në recepsion dhe organizon komunikimin e tyre me personat e interesuar pas marrjes së konfirmimit nga pritësi;
  • Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
  • Realizon detyra të tjera që i ngarkohen kohë pas kohe sipas nevojave të Institucionit.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatet që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas/e shqiptare;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme te komunikimit;

Kërkesat e vecanta që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
  2. Të njoh dhe të përdor kompjuterin.
  3. Të ketë aftësi të mira komunikimi,
  4. Mosha mesatare e kandidatit/es deri në 25 vjeç;

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 07.12.2020.

Kandidatët  të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al