Agim Krajka – “Nder i Kombit”
Fjala e Drejtoreshës së Përgjithshme të TKOBAP Zana Çela
Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta patur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur, e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura per veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin skenën me të. Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte kengët e tij në festivalin e fundvitit. Miqt dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.
Agim Krajka erdhi në Ansamblin Shtetëror 54 vjet më parë si fizarmoniçist me aftësi të rralla dhe individualitet virtuozi. Ai më pas u bë dirigjenti dhe përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e AP. Ashtu si “Mjeshtri i Madh” – Panajot Kanaçi, që e ngriti trupen e valleve të AP në nivele tejet të larta duke e ngritur vallen popullore në majen më të lartë të intepretimit edhe “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka e ngriti në këto nivele ekzekutimin e melodive të valleve popullore . Ai me klasin dhe talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacionin e orkestrës, i cili nuk ishte parë deri në atë kohë. Ndërtoi modele orkestrimesh e përpunimesh të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteristikat ritmike e melodike. Kjo strukturë mbajti gjatë, deri më sot, gjithë peshën e krijimtarisë së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.
Agim Krajka u lind në 3 maj të vitit 1937 në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si: violinë, mandolinë dhe fizarmonikë, të cilën e mbante si pasurinë më të çmuar të familjes. Magjia e këtij instrumenti ndezi pasionin e madh të djalit të vetëm, Agimit që fshehurazi nisi ta vetmësonte dhe luante në të meloditë e para. Që në moshën 16 vjeçare, Agim Krajka u dallua për aftësi të rralla, me një individualitet e qartësi ekzekutimi perfekt dhe u cilësua si virtuozi i fizarmonikës.
Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin “Artistit të Popullit” – Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: “Suite me valle popullore” për orkestër simfonike, “Uverturë rinore” për orkestër simfonike, “Romancë” për violinë e orkestër simfonike, “Fantazi” për fizarmonikë e orkestër simfonike .
Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografise si: “Cifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Nje shoqe nga fshati” etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i madh” – Agim Krajka.
Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të kengës së lehtë moderne, sepse muzika e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë.
Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”
Programi
Trupa e Valleve
Orkestroi: Agim Krajka
Orkestra e AP
“Lemza”
Soliste: Kamela Islami
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Genti Rushi
Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band
Solist: Eneda Tarifa
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Genti Rushi
Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band
“Kënga e Gjyshes”
Soliste: Juliana Pasha
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Endri Sina
Formacioni orkestral: Orkestra simfonike dhe Jazz Band
Valle “Diell në fushë te Devollit”
Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka
Koreografia: Panajot Kanaçi
Orkestra e AP
Solist: Irma Libohova
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Gerti Druga
Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike.
Vepër për orkestër harqesh
Fatrin Krajka
Valle “Dardhare”
Orkestrimi: Agim Krajka
Koreografia: Agron Aliaj
Formacioni orkestral: Orkestra e AP
Solist: Kamela Islamaj
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Genti Rushi
Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band
Soliste: Eneda Tarifa
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Genti Rushi
Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band
Kaba për Klarinetë dhe orkestër popullore
Solist: Artan Shabani
Orkestrimi: Agim Krajka
Formacioni orkestral: Orkestra e AP
Soliste: Liliana Cingu
Orkestrimi: Agim Krajka
Koreografia: Besim Zekthi
Formacioni orkestral i AP
“ Çifti i lumtur ”, “ Zëvendësi i grave ”, “ Zonja nga qyteti ”
Muzika: Agim Krajka
Orkestrimi: Gerti Druga
Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike dhe rock band.
Soliste: Juliana Pasha
Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka
Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band
Solist: Irma Libohova dhe Kamela Islamaj
Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka/Gerti Druga
Formacioni orkestral: Orkestër Simfonike dhe Rock Band
Orkestrimi: Agim Krajka
Koreografia: Besim Zekthi
Formacioni orkestral: Orkestra e AP
Soliste: Xhieldo Hyseni bashkë me solistët e tjerë dhe korin e TKOB
Muzika: Agim Krajka
Orkestroi: Agim Krajka/Gerti Druga
Formacioni orkestral: Orkestra dhe Kori TKOB