Abigeila Voshtina

Drejtore e Përgjithshme

ABIGEILA VOSHTINA – Biografi

 Titull nderi: “Kalorës i Yllit të Italisë”

Abigeila Voshtina ka lindur në vitin 1974, në Tiranë. Në moshën 6-vjeçare filloi studimet për violinë në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1992. Ajo ka ndjekur studimet në dy vitet e para pranë Universitetit të Arteve, pasi fitoi konkursin për ILA, asokohe “Instituti i lartë i Arteve”.  Më pas, ka ndjekur studimet 3-vjeçare në shkollën prestigjioze të muzikës së Fiesole në periudhën 1994 – 1997, njëkohësisht me Akademinë Muzikale “Chigiana” Siena, ku u vlerësua me “Diplomë Merite dhe Nderi”. Ndër të tjera ka kryer specializimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në “Universitetin e Indiana-s në Bloomington”, me Franco Gulli.

Gjithashtu, ka thelluar studimet e saja edhe në “Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës”, në Milano, ku u  diplomua në Conservatorio “G. Verdi” në vitin 2000.

Ajo filloi një karrierë të suksesshme duke bashkëpunuar si violiniste dhe Koncert Maestër me orkestra të rëndësishme italiane dhe evropiane, duke përfshirë “Teatro della Scala”, “Orchestra Simfonica Verdi”, “Solisti Veneti”, “Orchestra Toscanini”, “Orchestra Simfonica di Tenerife”, “Orquesta Sinfonica de Murcia”, “Orquesta de Valles”, etj, në të cilat ka punuar me dirigjentët më të famshëm në botë, R. Muti, R. Chailly, L. Maazel, G. Pretre, K. Masur, M. Rostropovich, V. Gergiev, R. Barshai, P. Maag, M. Letonia D. Gatti, etj. Gjatë kësaj periudhe ka inçizime të një diskografie të gjerë:

  • 2000- Giuseppe Verdi – Heroines, Direttore Riccardo Chailly, (Decca, DDD)
  • 2000- Giuseppe Verdi – Messa Solenne, Direttore Riccardo Chailly, (Decca, DDD 00289 467 2802)
  • 2001- Cinema Italiano A neë interpretation of italian film music, con Lucio Dalla, Deborah Harry, Filippa Giordano, Luciano Pavarotti e Sting, Direttore Luis Bacalov, (Decca, 467 050-2)
  • 2002- Sacred Song, con Plácido Domingo, Direttore Marcello Viotti, (Deutsche Grammophon, DDD)
  • 2003- Dmitrij Šostakovič – Sinfonie n.5 in Re minore op.47 e n.6 in Si minore op.54, Direttore Oleg Caetani, (ARTS music)
  • 2003- Bruno Maderna – Grande Aulodia, Direttore Sandro Gorli, (Stradivarius, DDD)
  • 2003- Bruno Maderna – Liriche su Verlaine, Direttore Sandro Gorli (Stradivarius, DDD)
  • 2003- Theater Brass at Cinecittà, David Short, Ensemble di ottoni e di percussioni dell’Orchestra Sinfonica di Milano Giuseppe Verdi, (Beat Records)
  • 2003- Nino Rota – Lo scoiattolo, Erna Collaku, Francesco Palmieri, Luciano Miotto, Direttore Giuseppe Grazioli (La bottega discantica, DDD)
  • 2003- Puccini – Integrale per quartetto d’archi (Decca, DDD)
  • 2003- Dmitrij Šostakovič – Sinfonia n.7 in Do op.60 Leningrado, Direttore Oleg Caetani, (ARTS music)
  • 2003- Una furtiva lagrima, Juan Diego Flórez, Direttore Riccardo Frizza (Decca, DDD 00289 473 4402)
  • 2003- Rossini Arias, Juan Diego Flórez, Direttore Riccardo Chailly (Decca, DDD 00289 470 0242)
  • 2003- Verdi Discoveries, Direttore Riccardo Chailly (Decca, DDD 00289 473 7672)
  • 2003- Rossini Discoveries, Laura Giordano, Ildar Abdrazakov, Michele Pertusi, Direttore Riccardo Chailly (Decca, DDD)
  • 2003- Puccini Discoveries, Taigi, Calleja, Mastromarino, Urbanova, Volonté, Direttore Riccardo Chailly (Decca, DDD 00289 475 3202)
  • 2004- Ramón Vargas, Betëeen Friends, Direttore Vjekoslav Sutej, (RCA)
  • 2004- Joseph Calleja, Tenor Arias, Direttore Riccardo Chailly (Decca, DDD 00289 470 6482)

 

Abigeila Voshtina ka vazhduar karrierën e saj si soliste me “Solisti Laudensi” në perfeksionimin e repertorit Barok Lombard, e cilësuar publiku si një nga violinistet me teknikë brilante në funksion të muzikës.

Në vitin 2015 ka incizuar si soliste për etiketë TACTUS, muzikë italiane të pabotuar dhe luajtur më parë, tre CD “Le romanze“, “Traskriptimet e famshme historike të 900-tës italiane” dhe  së fundmi “Ta dish” shtëpia botuese Media Print, të realizuara me violinën “Dante Alfredo Guastalla” të vitit 1936.

Nga dhjetori i vitit 2013 deri në nëntor 2021 Voshtina ka mbajtur detyrën e drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Por pavarësisht kësaj ajo ka vazhduar me ritëm intensiv aktivitetin artistik si soliste në evropë dhe projekt-manaxhere në disa veprimtari artistike kombëtare.

Voshtina flet rrjedhshëm gjuhën italiane, spanjolle dhe angleze.

Në nëntor të vitit 2021 ajo u emërua këshilltare kulture në Kryeministri për “Art e Zeje” – projekt i iniciuar nga qeveria që përfshin të gjitha shkollat shtetërore në territorin kombëtar për zhvillimin e talenteve nga fëmijët.

Aktualisht Voshtina mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të TKOBAP-së. Ajo u emërua nga Këshilli i Ministrave më 22 qershor 2022.

 

Jacopo Sipari Di Pescasseroli
Drejtori Artistik i Operas

 

Carlos Alberto Montalvan Tovar

Drejtor Artistik i Baletit i Komanduar

 

Platon Bardhi
Drejtor i Komanduar i Produksionit Skenik

 

Sokol Marsi
Drejtor Artistik i Ansamblit Popullor

 


Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse