“Gjerdani i Artë” është një cikël koncertesh, që do t’i kushtohet artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën popullore shqiptare, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shfaqja e parë, e cila i kushtohet ikonës së muzikës së Shqipërisë së mesme Fitnete Rexhës, do të interpretohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Për drejtorin artistik Sokol Marsi, kjo shfaqje vjen si një përpjekje për të kujtuar, nderuar dhe mbajtur sa më të gjallë, figurat e rëndësishme.SOKOL MARSI DREJTOR I ANSAMBLIT POPULLOR Në koncertin premierë do të interpretojnë valltarët dhe solistët e Ansamblit Popullor, ku njëri prej tyre, Aranit Hoxha, shprehet i emocionuar për rikthimin e tij në ambientet e rikonstruktuara të Teatrit.ARANIT HOXHA SOLIST I ANSAMBLIT POPULLORMe pjesëmarrjen e të ftuarve, Valbona Mema, Bujar Qamili, Juli Çenko koncerti do të mbahet më datë 30 shtator dhe 1 tetor ne orën 19:00.:

https://www.youtube.com/watch?v=3_-NpuqS1H0