INAUGURIMI – GRAND GALA

15, 16 SHTATOR – ORA 19:00

Pas 5 vite mbyllje, duke filluar nga data 15-të shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin  “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”,  do të INAUGUROJME dhe rihapim TKOB. Është zgjedhur ky titull për të dhënë jo vetëm mesazhin e hapjes fizike të ndërtesës së TKOB, por edhe të hapjes e zgjerimit drejt audiencave të reja, përmes afrimit të tyre jo vetëm fizik, por dhe “afrimit” digital, i cili po shton në miliona shikuesit tanë dhe sigurisht hapjes më të gjerë për të gjithë komunitetin e artistëve të cilët do gjejnë tek shtëpia dhe artistët e operas partnerët që ndoshta si kanë imagjinuar më parë….

..ne do të inaugurojmë dhe rihapim teatrin me 7 shfaqje premierë, të 3 trupave tona artistike duke filluar nga data 15 shtator.

Aktivitetet kryesore:

15 Shtator 2021-  Dita e Pare e Ceremonisë së Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB

Ora 18.45 – 19.00 – Ceremonia zyrtare e inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB përmes një prezantimi –guide të ambjenteve të rikonstruktuara, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, Ministres së Kulturës, znj Elva Margariti dhe të gjithë përfaqësuesve të lartë të Shtetit, trupit diplomatik, miqve të TKOB, etj.

Në ambientet e holleve koncertale e veçanërisht në sallat e bibliotekës dhe arkivit, të pranishmit do të gjejnë historinë e teatrit të projektuar mbi mure. Do të njihen me arte-faktet e kësaj historie dhe objektet e ndryshme, të cilat pasqyrojnë historinë e teatrit dhe personazhet që e krijuan atë. Kjo histori do të vijë e skeduar në gjashtë 10-vjeçarë, duke evidentuar 3 ekipet e mëdha artistike: opera, baleti dhe Ansambli Popullor.

 

19.00-19.30 – RIKONSTRUKSIONI – Dokumentar premierë.

         2017 – 2020

 

Ky dokumentar i kushtohet rikonstruksionit të ndërtesës së TKOB dhe nuk merr përsipër të rrëfejë historinë e tij. Projekti i Rikonstruksionit të TKOB ishte shumë i rëndësishëm për teatrin tonë sepse ai jo vetëm do të rinovonte për herë të parë në historinë 60- vjeçare, godinën e rrënuar të TKOB, por projekti i tij teknik me aparaturat e teknologjisë së kohës, mundëson “Teatrin e së nesërmes”, teatrin e publikut dhe artistëve të shekullit të 21.

Si ka ndryshuar teatri, pse ishte urgjente rikonstruksioni dhe mbyllja e tij. Çfare ndodhi me trupat dhe shfaqet e tyre gjatë 3 viteve e gjysmë rikonstruksion. Cilat janë fillimet e historisë së TKOB  dhe ndikimi i tij në shoqërinë tonë, në të shkuarën dhe  në kohën e sotme.

Të gjitha këto fakte i rrëfen në 30 minuta dokumentari, i cili shfaqet për herë të parë në skenën e rikonstruktuar.

 

19:30 –“Rikonstruksioni – Hapja e TKOB” -Grand Gala

Koncert i madh celebrues me pjësmarrjen e trupave të TKOB si dhe artistëve më të mirë shqiptarë të operas, yjet e teatrit tonë si: Ylber Gjini, Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armando Likaj. Artistë të baletit, instrumentit si dhe artistë të famshëm të operistikes botërore, me artistin më përfaqësues të historisë së sotme të operas, legjendën Placido Domingo,

Me pjesëmarrjen e perfaqesuses më të denjë ndërkombetarisht, të intepretimit operistik shqiptar, Ermonela Jaho.

Programi është i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB në katër vitet e fundit. Këto tituj do të prezantohen duke u mbështetur në kronologjine historike të shfaqjeve te tyre në skenën e teatrit tonë, duke risjellë në kujtesë krijuesit e parë, që themeluan artin skenik të operas dhe baletit. Krijimet e para dhe kulminacionet historike, të shfaqjeve të teatrit tonë do të përfaqësohen me produksionet më të reja, atraktive e ambicioze që shprehin nivelin e teatrit tonë sot dhe trupave të tij artistike. Programi nis në mënyrë simbolike me fillimet e krijimtarise se autoreve shqiptar, krijimtari e cila panoramohet si nje tabllo muzikore, e cila bashkon figurat e para domimante te krijimit të operas dhe baletit shqiptar: Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Panajot Kanaci.

Programi nis rrëfimin me temën e kompozuar nga At Martin Gjoka, “ Dy lule mbi vorr t’Skënderbeut”, rimarrë mjeshtërisht nga Çesk Zadeja në suitën e muzikës së filmit “Skënderbeu”. E trajtuar në formën e një uverture e cila i paraprin veprave të para skenike. Ky material muzikor i është besuar të in-skenohet dhe koreografohet nga balerini dhe koreografi i ri, i zbuluar këtë vit në teatrin tonë, Julind Dervishi. Programi vijon me operën e parë “Mrika” duke u lidhur edhe me momentet më lirike të baletit të parë “Halili dhe Hajria” dhe për ta mbyllur me fragmentet e operas “Skenderbeu”, të cilat kulmojnë muzikalisht të gjithë këtë tabllo historike të artit tonë skenik, fragmentet e të cilit i ka orkestruar duke i ruajtur të pacënura Gerti Druga. E gjithë kjo tablo muzikore, e cila flet qartë per fillimet e artit muzikor skenik kombëtar, do të intepretohet nga trupat artistike, orkestra, kori, baleti dhe solistët më të rinj të teatrit, me idene që tradita frymëzon vazhdimësinë e interpretëve e solistëve të ketij teatri.

Përmes këtij programi, ne do të demostrojmë dhe kulminacionet e intepretimit skenik,të TKOB, si skena e ekselencës artistike. Ky koncert do të prezantojë emrat më të shquar të operas dhe baletit shqiptar,  që sot intepretojnë brenda dhe jashtë vendit si: Vikena Kamenica, Eva Golemi, Ylber Gjini, Armando Likaj, apo përfaqësuesve të shquar ndërkombëtarisht. Violinisti virtuoz – Elvin Hoxha, si dhe kasti më i ri i ndërtuar brenda mureve të teatrit tonë si: Nina Muho, Renisa Laçka, Denis Skura, Xhieldo Hyseni, Bledar Domi, etj.

I gjithë ky program do të dirigjohet nga dirigjenti i mirenjohur anglez, Martin Andre dhe Placido Domingo, ndërsa në mbrëmjen e dytë, të tjerë artistë do të interpretojnë dhe nën drejtimin e dirigjentit te teatrit tonë, Edmond Doko.

Impianti skenik, i cili do të strehojë të gjithë pjesët muzikore, të kënduara dhe kërcyera, do të jetë i ndërtuar nga skenografi me famë ndërkombëtare, Gaetano Castelli. Idea e ndërtimit skenik është ajo e teatrit brenda teatrit, duke shfrytezuar arkitekturën teknike të saj, një skenë moderne e cila nuk ka kohë, apo tematike të caktuar, por është gjithë përfshirëse.

-Aktiviteti i dytë i ceremonisë së inagurimit, i cili do të zhvillohet me date 24&25 shtator, i dedikohet krijimtaristë së koreografit më përfaqësues shqiptarë në botën e baletiti ndërkombëtar të ditëve tona, Angelin Prejljocaj. Ai ka dhuruar për trupën tonë të baletit premierën e baletit me titull – “Annunsacion” (Shpallja). Kjo premierë do pasojë me shfaqjen tjetër: “ La stravaganza” me koreografi të Angjelin Preljocaj dhe soliste: Loreta Bala, Elda Logo.

-Date 30 shtator dhe 1 tetor 2021– ora 19:00 – PREMIERË AP – “Gjerdani i artë- Fitnete Rexha”.

Një shfaqje premierë e të gjitha trupave  të Ansamblit Popullor dhe artistëve të ftuar të këngës e valles popullore.

 

Idea e platformës dhe aktiviteteve: Zana Cela – Drejtore e Përgjithshme

Drejtorë artistike: Abigeila Voshtina/ Sokol Marsi

Drejtor Prodhimi: Klejvis Saliaj

Light Disagner: Florind Tenolli

Rregjisor: Pali Kuke