Sot në përvjetorin e 65-të te krijimit te TKOB, shpallëm CEREMONINE E INAUGURIMIT TE RIKONSTRUKSIONIT të teatrit. Në konferencën për shtyp, të organizuar ditën e sotme në TKOB, merrnin pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, Drejtoresha e Përgjithme znj.Zana Çela.

Pas 5 vite mbyllje, duke filluar nga data 15-të shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, do të nisin eventet e INAUGURIMIT të teatrit.

15 Shtator 2021- Dita e Pare e Ceremonisë së Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.
Nisim me ceremoninë zyrtare të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB përmes një prezantimi – guide të ambjenteve të rikonstruktuara, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama dhe të gjithë përfaqësuesve të lartë të Shtetit, artistëve, miqve të TKOB, medias dhe trupit diplomatik, etj.

19.00-19.30 – RIKONSTRUKSIONI – 2017 – 2020 – Dokumentar premierë.

19:30 – Grand Gala- Hapja e TKOB”
Koncert i madh celebrues me pjësmarrjen e trupave të TKOB, si dhe artistëve më të mirë shqiptarë të operas, baletit, instrumentit. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistit më përfaqësues të historisë së sotme të operistikës botërore, Placido Domingo. Me përfaqësuesen më të denjë ndërkombetarisht, të intepretimit operistik shqiptar, Ermonela Jaho. Me pjesëmarrjen e solistëve yje të TKOB, si: Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj.

Programi është i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB në katër vitet e fundit të cilat janë pjesë të repertorit klasik më të njohur nga e gjithë audienca. Këto tituj do të prezantohen duke u mbështetur në kronologjine historike të shfaqjeve te tyre në skenën e teatrit tonë.