Mesazhi i Drejtoreshë së Përgjithshme të TKOBAP Znj. Zana Çela mbi projektin Opera -Studio i cili prodhoi me 3-KASTE artistësh të rinj, titullin e parë, operan koncertale, “L`elisir d`amore” të Gaetano Donizetti. “Ndjehem tejet e lumtur kur ndihmojmë të rinjte të fitojne besimin, per t’u ngjitur në skenën e madhe të intepretimit operistik. I gjithë proçesi i përgatitjes është një ankth i bukur, që shoqërohet me seanca provash të shumta, por dhe seanca psikoterapie , është një proçes i fortë që prodhon emocione aq të vecanta sa në fund ndjen se veç lumturisë të ka “dhuruar” edhe lodhje emocionale si në një proçes krijimi…është një proëes krijimi … Gjatë muajve të pandemisë i dhamë teatrit tonë, projektin më të bukur, Opera -Studio. Opera -Studio, ëndërr e vjetër për të gjithë brezat, prodhoi me 3 KASTE artistësh të rinj, titullin e parë, operan koncertale, “L`elisir d`amore” të Gaetano Donizetti.