Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmjen e 22 janarit nisi sezonin artistik 2021 me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”.

Baza ishin artistët e rinj të cilët u zbuluan e u trajnuan në 4 vitet e fundit, që ishinnë vitet më të vështira të historisë së Teatrit të Operas dhe Baletit.

Edhe pse në kushtet e vështira që krijoi pandemia, ka qenë i vetmi institucion i cili nuk i ka ndërprerë shfaqjet e tyre artistike pasi zhvilluan një sezon online i cili vazhdon edhe në ditët e sotme.

Në këto 4 vitet e fundit janë punësuar 102 artistë të rinj të cilët premtojnë shumë në rrjedhën artistike të këtij teatri