Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur punën. Këtë vit në shtëpinë e tyre artistike. Por Covid-19, na detyron t’i ndjekim koncertet e tyre nga larg.

“Ndërkohë që transportonim skenat, gardërobat, arkivin dhe të gjithë zhvendoseshim nga godina e Operës për t’i lënë hapësirë rikonstruksionit të teatrit, mes pikëpyetjeve të mëdha se ku dhe si do të akomodoheshin shfaqjet tona në vitet pa teatër, një projekt  i rëndësishëm, me titull “Artistët e së Ardhmes” më rrinte çdo ditë përpara, në mendje dhe në tavolinën time të punës”, u shpreh Zana Çela. Ky është koncerti i parë i këtij sezoni artistik që ndonëse nis me një teatër të rikonstruktuar, sërish do të duhet t’i imagjinojë duartrokitjet. Janë të rinjtë e Teatrit të Operës dhe Baletit që rrugëtimin e tyre e nisin pa publik. “Edhe pse studiot e ambienteve ku vazhduam aktivitetin në 4 vitet pa teatër ishin të vogla e të pakta në numër, edhe pse nuk kishim sallë provash regjisoriale dhe te tjera kushte normale, arritëm të identifikonim më të talentuarit e t’i trajnonim me artistët tanë, të operës dhe baletit e artistë ndërkombëtar, edhe mjeshtrit tanë të skenës’’, shtoi Çela. Sipas të dhënave, nga ky teatër në këto katër vite kanë kaluar 102 të rinj që synojnë të jenë pjesë e jetës artistike në këtë institucion.

https://a2news.com/2021/01/25/artistet-e-se-ardhmes-celin-sezonin-artistik-ne-teatrin-e-operas-me-nje-cikel-koncertesh/