Teatri i Operës dhe Baletit sjell këtë mbrëmje një program të veçantë artistik. Me pjesëmarrjen e instrumentistëve dhe solistëve të njohur ky program i pasur muzikor mund të ndiqet online. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se është një program me pjesët më të bukura instrumentale dhe vokale të kompozitorëve të njohur botërorë. “Solistët instrumentistë të TOB. solistët e vokalit sërish bëhen bashkë në një program tepër të veçantë. Me pjesët më të bukura instrumentale dhe vokale të kompozitorëve, Puccini, Chopin, John Williams, De Curtis, Bellini ju ftojnë në një shfaqje dhe një udhëtim tepër emocional, i cili nuk duhet humbur”, shprehet teatri. Performanca soul këtë mbrëmje sjell artistët e njohur Eva Golemi, Shpresa Beka, Nina Muho, Elda Laro, Nokola Kondakci, Rina Cekja, Flobens Zyma dhe Mario Guralumi, që janë pjesë e këtij programi muzikor. Ky program muzikor mund të ndiqet online në orën 20:30 në Youtube dhe faqen Facebook të institucionit. Teatri i Operës dhe Baletit e nisi sezonin artistik online, që nga data 11 prill. Institucioni shprehej më herët se vjen një sezon artistik online, me program që përmban opera, koncerte, balet, etj. Teatri i Operës dhe Baletit ashtu si dhe të tjerë institucione për shkak të gjendjes në vend me koronavirusin pezulloi aktivitetin artistik për publikun në skenë. Por gjatë kësaj kohe artistët kanë punuar nga shtëpitë e tyre për materiale të ndryshme muzikore, që janë prezantuar gjatë këtyre ditëve. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar dhe shfaqjet operistike, që janë dhënë më parë në skenë dhe janë rikthyer në këtë sezon artistik online. Disa ditë më parë ishin artistet e Teatrit të Operës dhe Baletit u bënë bashkë me një kauzë, që në mbarë botën po vazhdon të ngrejë mijëra zëra. Performanca e shpirtit kundër dhunës ndaj gruas bëri bashkë balerinat e trupës së baletit, që përmes krijimeve të tyre sollën një mesazh të fortë në shoqërinë tonë.

Autorët dhe krijimtaria

Kjo mbrëmje sjell në programin muzikor pjesët më të bukura instrumentale dhe vokale të autorëve Giaciomo Puccini, Frederic Chopin, John Williams, Ernesot De Curtis, Vincenzo Bellini. Giacomo Puccini ishte një kompozitor italian i operës italiane, i cili është quajtur “kompozitori më i madh i operës italiane pas Verdi”. Puna e hershme e tij ishte rrënjosur në operën tradicionale italiane të fundvitit të shekullit XIX. Frederic Chopin ishte një kompozitor polak dhe pianist virtuoz i epokës romantike, që shkroi kryesisht për piano solo. Kompozitori John Williams njihet si autori i muzikës për filmat “Star Wars”, “Jaws”, “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”. Kompozitori i parë, i cili u nderua me Çmimin e Karrierës ose Lifetime Achievement, që akordohet prej Institutit Amerikan të Filmit. Më shumë se gjashtë dekada zgjat karriera e John Williams gjatë së cilës ka krijuar muzikë për 150 filma. Ai është i njohur për bashkëpunimin e tij me Steven Spielberg në filma për të cilat ka marrë një “Oscar”. Ernesto De Curtis ishte një kompozitor italian. Lindur në Napoli, djali i Giuseppe De Curtis dhe Elisabetta Minnon, ai ishte një stërnip i stafit të kompozitorit Saverio Mercadante dhe vëllai i poetit Giambattista De Curtis, me të cilin shkruajti këngën “Torna a Surriento”. Vincenzo Bellini, një kompozitor italian, ku linjat e tij të gjata melodike u lavdëruan nga kompozitorë si Verdi, Chopin dhe Liszt dhe aftësia e tij për të kombinuar tekstin, melodinë dhe instrumentacionin dhe ta transformojë atë në emocion kuptimplotë është pothuajse i pakrahasueshëm.