Kryeministri Edi Rama ndau sot një video të realizuar nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të cilët kanë zgjedhur artin për të përçuar mesazhin e tyre të solidaritetit.

“Dua më shumë Shqipërinë” këtë herë vjen i realizuar nga artistët e TKOB në kushtet e karantinimin në shtëpi, por me mesazhet e fuqishme të durimit dhe sakrificës në emër të jetës.

“Mirëmëngjes me një duartrokitje për artistët tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, tha Rama, duke ndarë këtë video.

“Të luftojmë së bashku me zemrën plot dhe durimin e hekurt, në emër të jetës për familjen tonë të madhe. Në emër të jetës dhe vijimësisë së saj, në rrugën tonë të përbashkët për një diell të ri”, janë disa nga mesazhet që përçohen në këtë video

http://ata.gov.al/2020/03/23/dua-me-shume-shqiperine-mesazhi-i-artisteve-te-tkob-ne-emer-te-jetes-dhe-per-nje-diell-te-ri/