Të dashur miq,
Në kushtet e marrjes së masave drastike në luftën kundër Koronavirusit, jemi të detyruar të mbyllim shërbimin në sportelin e Pallatit të Kongreseve për kthimin e biletave për shfaqjen e operas “La Boheme”. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju bëjmë me dije se të gjitha biletat do të kthehen dhe se lekët do të rimbursohen totalisht. Për momentin e dytë se kur do të kryhet ky shërbim do t’ju komunikojmë menjëherë pas qetësimit të situatës.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju lutemi të qëndroni në shtëpi. Asgjë nuk ka rëndësi në këtë moment më shumë se shëndeti juaj.
Faleminderit!