Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Populllor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datën 11/11/2019 ora 13:00  në ambjentet e sallës Tefta Tashko Koco në Ministrinë e Kulturës, do të zhvillohet audicion për evidentimin dhe afrimin e zërave të rinjë pranë TKOBAP.

Audicioni do të zhvillohet për zërat soprano, mezzosoprano, kontralto, tenor, bariton dhe bass si zëra shtesë në sektorin e korit për projektet në vazhdim të TKOBAP.

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së TKOBAP deri me datë 08/11/2019 ora 14:00 dokumentat e nevojshme për regjistrim si më poshtë vijon;

  1. Të ketë kryer studimet e larta në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash.
  3. Fotokopje e Diplomës (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendi, një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vertetim për njohjen e saj)
  4. Vërtetim që vazhdon studimet e larta dega kanto.
  5. Një kopje të CV bashkangjitur me Foto
  6. Fotokopje e dokumentit të identitetit

     Programi :

  1. Shtrirja vokale
  2. Dy arie nga autorë të ndryshëm, të përzgjedhura nga këta kompozitorë:

(W.A Mozart, V. Bellini, G. Verdi, G.Puccini)

  1. Lexim me shikim të parë

Pjesëmarrësit që do të vlerësohen me pikët maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në këto projekte artistike.