Të suksesshme dhe shumë të dashura për publikun, Lori Bala dhe Rovena Shqevi prekin një arritje tjetër në karrierën e tyre: Të ngjisin në skenë premierën botërore të Prejlocaj, “Annunciaton” “Shpallja”, pas një masterclass-i një mujor që do të zhvillohet në Francë.

Magjinë e baletit e kanë provuar që në moshën 10 vjeçare dhe që nga ajo kohë balerinat e TOB nuk i janë ndarë skenës. Të suksesshme dhe shumë të dashura për publikun, ato prekin një arritje tjetër në karrierën e tyre: Të ngjisin në skenë premierën botërore të Prejlocaj, “Annunciaton” “Shpallja”, pas një masterclass-i një mujor që do të zhvillohet në Francë.

U zgjodhëm 4 nga balerinët pas një edicioni të vogël, për të sjellë një premierë dhe për të bërë workshop-in. Kemi 2 shfaqje në Francë që është e veçanta tjetër e projektit dhe pastaj premiera në Tiranë.”, shprehet Lori Bala.

 

Përzgjedhja, sipas balerinave u bë duke patur parasysh disa kritere të veçanta të tyre, teknika, forca etj.

“U përzgjodhëm pasi plotësojmë disa nga kriteret që ata kërkojnë. Varet edhe nga vepra, për këtë vepër, për një sërë arsyesh duhet t’i jemi dukur të përshtatshme. Eksperienca të tilla duhet të kishin filluar shumë herët. Balerinët duhet të jenë gjithë kohës me ‘valixhe në dorë’ për të provuar veten. Megjithatë jemi të lumtura që ia arritëm kësaj dite.”, thotë Rovena Shqevi.

Së bashku me Rovenën dhe Lorin, për masterclassin janë përzgjedhur dhe Elda Logo e Fjoralba Zere.  Trajnimi do të përmbyllet me ngjitjen në skenë të shfaqjes “Annunciaton” “Shpallja”, një premierë botërore që ngjitet në skenën shqiptare në muajin dhjetor.

https://shqiptarja.com/lajm/u-perzgjodhen-nga-koreografi-me-fame-boterore-angjelin-prejlocaj-flasin-balerinat-lori-bala-dhe-rovena-shqevi-ja-cfare-e-ben-te-vecante-kete-eksperience