Për herë të parë? konkursi më i rëndësishëm dhe më i madh i zërave lirik në Evropë, “AsLiCo” zhvillohet në Tiranë. Në 19 Dhjetor, në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, këngëtarë lirikë nga e gjithë bota do të jenë aty për të marrë pjesë në “AsLiCo” konkursi që të hap dyert e teatrove të Evropës.
Në të 71-in vit të tijin, “AsLiCo” vjen në Shqipëri pas protokollit të bashkëpunimit që Drejtorja e Përgjithshme e TKOBAP, znj. Zana Çela nënshkroi me homologen e saj të Teatrit të Comos në Itali, znj. Fedora Sorrentino.
Në shtatë dekada histori “AsLiCo” mbetet një nga konkurset që ka zbuluar me qindra talente, solistë të operas që sot zhvillojnë karriera të suksesshme në Evropë, ka trajnuar dhe ka ngritur produksione me nivel të lartë artistikë ku protagonistë kanë qenë pikërisht fituesit e konkursit të “AsLiCo”.
Konkursi i cili gëzon prestigj, zgjodhi Tiranën, dhe konkretisht Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baleti, si mikpritësin e edicionit të 71. Në këtë edicion “AsLiCo” kërkon protagonistët e saj për operan “Berberi i Seviljes”, “Werther” dhe “Rigoletto”, dhe konkursin për zërat e rinj. Një mundësi e artë për çdo artist me karrierë të nisur apo në fillesat e tij❤️