Pakti për Universitetin!
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve.
Implementimi i dokumentit “Pakti për Universitetin” u nënshkrua në ambientet e rikonstruktuara të TKOBAP në praninë e Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti, Drejtores së Përgjithshme të TKOBAP, Znj. Zana Çela dhe Rektorit të Universitetit të Arteve, Z. Kastriot Çaushi.
Në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, theksoi rëndësinë e zbatimit të tij. Për dy drejtuesit, Znj. Çela dhe Z.Çaushi, bashkëpunimi mes dy institucioneve ka ekzistuar gjithnjë, por me “Paktin e Universitetit” lidhja mes TKOBAP dhe UA bëhet edhe më e thellë.
Ky dokument tha znj. Çela na angazhon që ta bëjmë pjesë të kalendareve artistikë bashkëpunimin tonë. Nga 9 pikat që përkufizohen si detyrime ndaj marrëveshjes së bashkëpunimit, znj. Çela theksoi si tejet të rëndësishme:
-Kryerjen e praktikave mësimore (inter-ship) të studentëve në sektorët përkatës të TKOBAP
-Përfshirjen e studentëve me projekte konkrete në konkursin që do të organizohet nga TKOBAP, “Youth Theatre”, që i paraprin krijimit për here të parë të “Akademisë së Operas” nga mosha 17 deri 25 vjeç.
-Përfshirja e studentevë më të mirë (nga të gjitha degët) në projekte të ndyshme artistike të “Teatrit të Operas dhe Baletit”
Gjithashtu TKOBAP do të vazhdojë të njoftojë UA për çdo audicion që zhvillohet, të mirëpres studentët në prova gjenerale dhe t’u ofrojë atyre, të pajisur me “Kartën e Studentit”, bileta me çmime të reduktuara.