Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datën 17/09/2019 ora 11:00  në ambjentet e TKOBAP, do të zhvillohet audicion për veprën e kalendarit artistik shtator-dhjetor 2019 “Die Fledermaus”

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë në datën 15/09/2019 ora 14:00 dokumentat e nevojshme për regjistrim si më poshtë vijon;

 Të ketë kryer studimet e larta në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.

  1. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash.
  2. Fotokopje e Diplomës (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendi një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vertetim për njohjen e saj)
  3. Vërtetim që vazhdon studimet e larta dega kanto.
  4. Një kopje të CV bashkangjitur me Foto
  5. Fotokopje e dokumentit të identitetit

     Programi :
Personazhet dhe numrat përkatës për t’u paraqitur në audicion :

Adele

  1. 1 Introduction
  2. 1a Duet Rosalinde – Adele
  3. 4 Tercet Rosalinde – Adele – Eisenstein
  4. 8 Adele (Aria “Mein Herr Marquis”)
  5. 14 Adele (Couplets)

Falke

  1. 3 Duet Eisenstein – Falke
  2. 11 Finale II

Alfred

  1. 1 Introduction
  2. 5 Finale
  3. 15 Tercet Rosalinde – Alfred – Eisenstein

Frank

  1. 5 Finale I

Pjesëmarrësit që do të vlerësohen me pikët maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në këto projekte artistike .