Sot Drejtoresha e Përgjithshme e #TKOBAP, Znj. Zana Cela ftoi gazetarët e kulturës të mediave në vend, për t’i falenderuar për bashkëpunimin e ngushtë me #TKOBAP gjatë këtij sezoni artistik si edhe për të prezantuar tre shfaqjet e fundit të tij , triologjinë “OPERA NE PARK”.

“Këto tre koncerte janë një dhuratë në shenjë mirënjohje për qytetarët e #Tiranës, te cilet na kanë ndjekur kudo ku ne kemi performuar, pavarësisht skenës së madhe apo të vogël, në ambiente sallash komode apo sheshe.
Mirënjohje për publikun, që gjate ketij sezoni ka rezultuar audienca më e rritur në numër këto 5 vitet e fundit edhe pse pa #TEATËR.”

Me tej Znj.Çela tha:

“Zgjodhëm parqet e rivitalizuara nga #Bashkia e #Tiranës për të performuar në open air dhe pikërisht parkun më të dashur për tiranasit, në të cilin dikur ato bënin fotot më të bukura familjare, park i cili sjell shumë nostalgji… dhe po kaq nostalgji për ta dhe turistët, do të sjellin tre mbrëmjet tona me titullin “OPERA NE PARK”.

Ju frojmë të dashur miq në 18,19,20 Korrik, ora 21:00 në shfaqjet “OPERA NË PARK”, në skenën e ngritur në lulishten e madhe pas monumentit “Skënderbej” në qendër të #Tiranës.

Ju mirëpresim!