Opera e katërt e Giacomo Puccini, “La Bohème” një histori që flet për dashurinë, ëndrrat dhe fantazitë, që tregon rininë, rritjen dhe kalimin e dhimbshëm nga një adoleshencë e brendshme në një pjekuri të vërtetë vjen për publikun në Pallatin e Kongreseve nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit.

E veçanta e kësaj shfaqje këtë është pjesëmarrja e 20 fëmijëve nga koret e shkollave të Tiranës të cilët do të prekin skenën e madhe në 4 netët e shfaqjes së operas “La Boheme”.

“Fëmijët janë përgatitur nga mjeshtri i korit Dritan Lumshi, artisti që prej dy vitesh ka ngritur koret e Tiranës duke zbuluar talentet. Artistët e së ardhmes, që po prekin ëndrrën falë programit “Edukim Përmes Kulturës”, që i shton çdo ditë radhët e nxënësve pasionantë në muzikë, kërcim, pikturë, lexim”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti për këtë pjesëmarrje të veçantë.