12 dhoma na rrëfejnë 12 gjendje në të cilat rrugëton një njeri e që lufton çdo ditë për të dalë fitimtar në betejën e tij është edhe sfida e parë që balerinët e teatrit të Operas dhe Baletit sjellin për publikun këtë vit. Lëvizjet e një baleti modern, një skenografi e pasur me elementët e 12 dhomave ku burgoset herë pas here çdo njeri dhe kostumet e krijuara vetëm për këtë shfaqje përcjellin në unitet mesazhe të mëdha. ”Tërë dramat, tërë sfidat, zhgënjimet, ne i kalojmë në këto dhoma, prandaj kemi këto 12 dhoma për të risjellë këndvështrimin tonë për jetën”, thotë koreografja Manjola Hasani. Dhoma 12 është premiera e parë e teatrit të Operas dhe Baletit, që këtë vit artistik po projekton 3 premiera. Të gjitha shfaqjet e tjera që përfshin kalendari artistik i këtij viti do të jenë rivënie, por ndoshta në skena të reja.