Teatri i Operas dhe Baletit mbledh në skenë 140 artiste, për të intepretuar ‘majat’ e muzikës që krijoi “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka.

Jo vetëm artist të njohur, por ikona e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore, Nderi i Kombit Liljana Cingu, do jetë e ftuara specialce e Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën” me performancën e saj unike të “Valles së Librazhdit” ose e njohur ndryshe si “Vallja e Rexhës”

Nxito të marrësh biletën tënde për Grand Gala
“Te gjithe e duan Agim Krajken” në sportelin e arTurbina, cdo ditë nga ora 10:00-20:00. Bileta kushton 1000 lekë.

Ju mirëpresim në arTurbina në datat 7 dhe 8 Dhjetor – ora 19:00.