Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq premierën e operas “La Boheme” të kompozitorit Giacomo Puccini dhe libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica, në 16,17,18 dhe 19 mars- ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ky është produksioni i parë operistik për sezonin janar-qershor 2019, i cili shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion opersitik, të cilët bëhen bashkë me solistët e TKOB dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare.

Premiera e operas “La Boheme” mund të quhet produksioni i radhës i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit të TKOB, janë bërë pjesë e skenën më të madhe artistike në vend. Këtë herë, artistëve të rinj i bashkangjitet dhe besimi që TKOB i ka dhënë krijuesve të rinj.

Regjia e këtij produksioni i është besuar një regjisoreje të re, Ada Gurra, e cila shënon për herë të parë në karrierën e saj, realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave. Gjithashtu skenografia i është besuar një tjetër talenti të ri, Renold Sula.

Orkestra e TKOB do të dirigjohet në katër netët e shfaqjes nga dirigjenti italian Lorenzo Tazzieri.

Interpretojnë solistët e TKOB si dhe solistët e rinj të angazhuar në tetatër në tre vitete fundit, së bashku me të ftuarit, këngetarët operistikë me famë ndërkombëtare Giussepe Tomaso dhe Ghocia Abuladze.

Kostumografia është realizuar nga kostumografi Ardi Asllani.

Në rolet kryesore në katër netët e shfaqjes së operas “La Boheme” në Pallatin e Kongreseve interpretojnë:

Në shfaqjen e datës 16 mars interpretojnë:

Mimì – Eva Golemi

Rodolfo – Denis Skura

Marcello – Armando Likaj

Musetta – Dorina Selimaj

Colline – Xhieldo Hyseni

Schaunard – Solen Alla

Benoit – Genc Vozga

Alcindoro – Bledar Domi

Parpignol – Glerson Hoxha

 

Në shfaqjen e datës 17 mars interpretojnë:

Mimì – Nina Muho

Rodolfo – Armaldo Kllogjeri

Marcello – Gocha Abuladze

Musetta – Ramona Tullumani

Colline – Bledar Domi

Schaunard – Ogert Islami

Benoit – Genc Vozga

Alcindoro – Sokol Hidersha

Parpignol – Glerson Hoxha

 

Në shfaqjen e datës 18 mars interpretojnë:

Mimì – Renisa Laçka

Rodolfo – Giuseppe Tommaso

Marcello – Armando Likaj

Musetta – Dorina Selimaj

Colline – Xhieldo Hyseni

Schaunard – Solen Alla

Benoit – Genc Vozga

Alcindoro – Bledar Domi

Parpignol – Glerson Hoxha​

 

Në shfaqjen e datës 19 mars interpretojnë:

Mimì – Simona Karafili

Rodolfo – Denis Skura

Marcello – Gocha Abuladze

Musetta – Ramona Tullumani

Colline – Bledar Domi

Schaunard – Solen Alla

Benoit – Genc Vozga

Alcindoro – Sokol Hidersha

Parpignol – Glerson Hoxha

 

Sinopsi i veprës:

Në fundin e shek. XIX  në  Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rodolfo dhe Marcello qëndrojnë në shtëpi duke punuar dhe vjen njëri nga të rinjtë, muzikanti Schaunard, i cili ka fituar para dhe ata vendosin për të ngrënë në një restorant aty pranë. Poeti Rodolfo nuk i shoqëron, sepse duhet të mbarojë shkrimin e tij, por ndërpritet nga Mimi, një rrobaqepëse e cila ishte fqinjë me të. Ato tërhiqen nga njëri – tjetri me shikim të parë dhe bashkë drejtohen për në restorant, ku po i presin miqtë e tij. Marcello, shoku i Rodolfos po flirtonte me ish- të dashurën e tij Musetta, e cila detyron shoqëruesin e saj të paguaj faturën për të gjithë. Më vonë Musetta dhe Marcello jetojnë bashkë, si Mimi dhe Rodolfo, kjo e fundit vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga Rodolfo, sepse ai mendon që nuk ka mundësi ta ndihmojë të shërohet. Musetta ndahet nga Marcello dhe katër shokët rikthehen në jetën e tyre në papafingo. Ata vizitohen nga Musetta, e cila ka shoqëruar Miminë. Mimì dhe pse tani jeton e pasur, kur ndjen se vdekja po i afrohet,  shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos. Ajo dëshiron të vdesë në krahët e tij, e rrethuar nga miqtë e saj të vërtetë. Musetta,Marcello, Schaunard dhe Colline bashkohen në një përqafim të fundit, ndërkohë që Rodolfo qan mbi trupin e pa jetë të Mimisë.

 

Kompozitori – Giacomo Puccini (jeta dhe veprat e tij)

22 Dhjetor 1858 – 29 Nentor 1924

Ishte një kompozitor i operas italiane, i cili mori emrin “Kompozitori më i mirë pas Verdit”. Si fillim, Puccini punoi në operan italiane. Më vonë, ai shpalosi punën e tij në verizëm.Veprat më të rëndësishme të Puccinit janë: La bohème (1896), Tosca (1900), Madama Butterfly (1904), dhe Turandot (1924), të gjitha janë opera të rëndësishme. Puccini lindi në Lucca të Italisë në vitin 1858. Ai ishte një nga nëntë fëmijët e Michele Puccini dhe Albina Magi. Familja Puccini u stabilizua në Lucca si një dinasti muzikore e gjyshit të tij i quajtur Giacomo Puccini (1712–1781). Giacomo Puccini i parë ishte maestro i kishës Kathedrale San Martino në Lucca. Talenti i tij u trashëgua gjithashtu nga djali i tij, Michele. Sicili nga këta artistë të familjes studiuan në Bologna dhe disa prej tyre morën leksione ekstra në vende të ndryshme. Babai i Puccinit gëzonte një reputacion në të gjithë Italinë e Veriut dhe funerali i tij ishte një rast zije publike.

Familja Puccini ka zënë pozicionin e maestros së kishës për 124 vite rresht. (1740 – 1864), pas vdekjes së  Michele, u parashikua që vendin e tij do ta zinte Giacomo deri sa ai të ishte në moshë të thyer. Sidoqoftë kur Michele Puccini vdiq, në vitin 1864, djali i tij Giacomo ishte vetëm 6 vjec, dhe nuk ishte akoma i aftë të merrte pësipër punën e babit të tij. Si fëmijë që ishte, ai mori pjesë në jetën muzikore të Kathedrales San Martino, si anëtar i korit të djemve dhe më vonë si një organist zëvendësues. Puçinit iu dha një arsim i përgjithshëm në seminarin e San Michele në Lucca dhe më pas në seminarin e kathedrales. Një nga xhaxhallarët e Puccinit, Fortunato Magi, supervizoi pjesën e edukimit të tij. Puccini u diplomua në shkollën e muzikës Pacini në Lucca në vitin 1880, studioi me xhaxhain e tij Fortunato dhe më vonë me Carlo Angeloni, i cili kishte udhëzuar gjithashtu Alfredo Catalanin. Puccini studioi në shkollë muzike për tre vjet rresht, duke ndarë dhomën me Pietro Mascagni. Në 1880, në moshën 21 vjec, Puccini kompozoi Mass-ën e tij, e cila shënoi kulmin e familjes së tij në muzikën e kishës në vendin e tij të lindjes, Lucca.

Karriera dhe operat e para

Puccini shkruajti pjesë orkestrale të quajtura Kaprico Sinfonike si një përbërje e Konservatorit të Milanos. Mësuesit e Puccinit, Ponchielli dhe Bazzini ishin impresionuar nga puna dhe u performua si studenti i koncertit në shkollën e muzikës në 14 korrik 1883, drejtuar nga Franco Faccio. Puna e Puccinit ishte e shqyrtuar në mënyrë të favorshme në botimin Milanez Perseveranza, dhe ndëkohë Puccini filloi të ndërtonte reputacionin e një kompozitori të ri të rrethit të muzikës Milaneze.

Personazhet e veprës:

Rodolfo, poet Tenor

Mimì, luleshitëse Soprano

Marcello, piktor Bariton

Schaunard, muzikant Bariton

Colline, filozof Bas

Musetta, këngëtare Soprano

Benoît, pronar Bas

Alcindoro, Këshilltar Shtetëror Bas

Parpignol, shitës lodrash Tenor

A customs Sergeant – doganier Bas

 

 

 

 

Akt I

Në papafingo.

Prag Krishtlindje. Nga dritarja e papafingos Rodolfo vështron dëborën që ka mbulluar çatitë e Parisit, ndërsa Marcello pikturon. I mpirë nga i ftohti , Rodolfo mallkon i dëshpëruar oxhakun. Marcello i sygjeron të ngrohen duke djegur një karrige, por Rodolfo preferon të djegë dorëshkrimin e tragjedisë për të cilën po punonte. Kur në dhomë futet Colline, ai gjithashtu provon të ngrohet nga hiri i zjarrit të mbetur. Pas pak, megjithatë, Schaunard vjen me ushqim, dru zjarri, cigare dhe verë, të cilat i kishte marrë si pagesë nga një lord i pasur anglez. Katër miqtë vendosin të festojnë Krishtlindjet në lagjen latine. Dëgjohet një trokitje dere. Benoît, qiradhënësi , kishte ardhur për të marrë qiranë. Të katër e ftojnë atë brenda, e dehin me verë dhe lajka, duke pretenduar se po skandalizoheshin nga aventurat e tij të dashurisë, ata e përcjellin. Marcello, Schaunard dhe Colline dolën jashtë, ndërsa Rodolfo, i cili kishte për të mbaruar një artikull, qëndroi në dhomë. Një trokitje e shkurtër u dëgjua në derë, është  Mimì, fqinja e tyre hyn në dhomë. Qiriu i saj është fikur. Duke e parë që po i merrej fryma nga ngjitja e shkallëve , Rodolfo i ofroi asaj një karrige dhe pak verë, ndërsa dalloi fytyrën e saj të zbehtë. Pasi mori veten, Mimì vendosi të le papafingon, por kuptoi se kishte humbur çelsin e dhomës së saj. Rodolfo e ndihmoi për ta kërkuar, por kur e gjeti e fshehu në xhepin e tij, në mënyrë që vajza të qëndronte me të pak më gjatë. Ai kap dorën e saj (“Che gelida manina”) dhe shkurtimisht i tregon historinë e tij. Ai është një poet i varfër me një jetë të vështirë. Mimì përgjigjet duke i rrëfyer jetën e saj (“Mi chiamano Mimì”) dhe duke i treguar për ëndërrat e saj. Rodolfo e puth (“O soave fanciulla”) dhe e fton për ta shoqëruar në lagjen Latine.

 

Akti II

Në lagjen Latine.

Duke shëtitur në rrugët e ngushta të mbushur me njerëz dhe shitës, katër shokët drejtohen për në kafen Momus. Rodolfo i dhuron Mimìsë një kapele rozë dhe e njeh me miqtë e tij. Nga larg Marcello shikon Musettën,  me të cilën kishte debatuar por vazhdonte ta dashuronte. E shoqëruar nga këshilltari i vjetër shtetëror Alcindoro, Musetta ndjen shikimin e Marcellos, i cili shtiret sikur nuk e ve re. Ajo kërkon t’i tërheqë vëmendjen duke nisur të këndojë një melodi provokuese të valsit (“Quando me’n vo”). Ajo shtiret tek Alcindoro sikur e vrasin këpucët, e dërgon atë t’i blejë një palë të tjera. Ndërkohë Marcello e rrëmben Musettën në krahët e tij. Kur këshilltari i vjetër i shtetit kthehet, gjendet i vetëm me një faturë të madhe për të paguar.

 

Akti III

Porta e qytetit D’Enfer.

Pak kohë më vonë. Herët në një mëngjes të ftohtë dimri, doganierët hapin portën hyrëse të qytetit D’Enfer për të lënë pastruesit e rrugës të hyjnë, karrocierët dhe fshatarët. Nga brenda një kabareje dëgjohen të qeshura të forta. Në atë moment arrin edhe Mimì te porta e përvuajtur dhe e dërrmuar. Ajo kërkon Marcellon, i cili del nga kabareja dhe është i befasuar kur e sheh atje. Vajza i tregon për vendimin e saj për tu ndarë nga Rodolfo, xhelozia e të cilit po e bën jetën e saj të pamundur. Mimì fshihet kur sheh se nga kabareja del Rodolfo, i cili i tregon shokut të tij arsyen e vërtetë për ndarjen e tyre. Fakti është se ai nuk e përballon dot financiarisht t’i ofrojë Mimisë ndihmën shëndetësore që i nevojitet, shëndeti i së cilës po konsumohet gjithmonë e më shumë. Mimì, e cila i ka dëgjuar të gjitha, del nga ku është fshehur dhe Rodolfo e përqafon butësisht. Kur dëgjon të qeshurën e paturp të Musettës, Marcello nxiton të hyjë përsëri në kabare. Mimì i jep lamtumirën Rodolfos, duke i lënë kapelen e saj rozë si kujtim. Por asnjëri nga të dy nuk ndahet dot nga tjetri dhe vendosin të qëndrojnë së bashku deri në prill, atëherë kur fillon lulëzimi. Ndërkohë Musetta dhe Marcello diskutojnë hidhërisht me njëri- tjetrin.

 

Akti IV

Në papafingo.

Disa javë më vonë. Rodolfo dhe Marcello tentojnë të përqendrohen në punën e tyre por pa sukses. Mendjet e tyre rëndojnë vetëm me mendime për Mimìn dhe Musettën, të cilat mungojnë aty. Të dy miqtë po përpiqen të fshehin trishtimin e tyre (“O Mimì, tu più non torni”) kur arrijnë Schaunard dhe Colline, që kanë sjellë disa furnizime të vogla. Kuarteti pretendon të festojë me gëzim me atë pak që kanë, por skena ndërpritet papritur nga hyrja e Musettës, e cila ka sjellë me vete Mimìnë, që tani është në një gjëndje të dëshpëruar. Rodolfo e ul Mimìnë në krevat dhe shtrëngon duart e saj për t’i ngrohur. Musetta dërgon Marçelon të shesë vathët e saj për të blerë qetësues dhe për të thirrur një doktor, ndërsa ajo vetë shkon për të kërkuar manshonin (mëngë për të mbajtur duart ngrohtë). Colline sakrifikon pallton e tij të vjetër dhe shkon për ta lënë peng, ndërsa Schaunard largohet nga papafingo. Mimì është lënë vetëm me Rodolfon (“Sono andati? Fingevo di dormire”), të cilit i bën deklaratën e fundit të dashurisë. Së bashku ata rikujtojnë lumturinë e takimit të tyre të parë, kur Mimì kuptoi se Rodolfo e kishte fshehur çelësin e saj, por u soll si të mos e kishte vënë re. Miqtë e tyre futen përsëri. Mimì përgjumet dhe vdes qetësisht, duke e lënë Rodolfon në dëshpërim të thellë.

 

 

Lorenzo Tazzieri do të dirigjojë Orkestrën e TKOB në katër netët e shfaqjes.

I lindur në Genova në vitin 1985, Maestro Lorenzo Tazzieri është një nga eksponentët më të akredituar të brezit të ri italian të drejtorëve të orkestrës. Është vetëm 33 vjeç, është drejtuesi kryesor i fondacionit

Tokyo Metropolitan Opera, drejtor artistik i Festivalit për të rinj të muzikës ndërkombëtare të Genovës dhe të Festivalit të Operës Aman, festivali i parë operistik i zbuluar në botën arabe. Së fundmi muzikanti më i ri  mori titullin Ambasador i Botës së Genovas nga Kryetari i Bashkisë dhe Presidenti i Senatit të Republikës Italiane.

BASHKËPUNIMET KRYESORE

Debutimi operistik u dha në mars të vitit 2010 me Ëerther di J. Massenet në Teatrin Ëielki të Poznan. Udhëtimi i pasur i punës së tij, mbi të gjitha jashtë shtetit, e dërgon në kontakt me realitete të ndryshme duke u bazuar në bashkëpunime prestigjoze: në Japoni me Yokohama Minato Mirai Hall, Nagoya Civic Concert Hall, Sendai Opera House (La Bohème) dhe Toyota City Concert Hall (La Bohème, La Traviata dhe L’Elisir d’Amore); në Kinë me Harbin City Concert Hall dhe Deluxe Concert Hall (Chengdu); Në Lindjen e Mesme Amman Opera Festival (La Traviata e La Bohème); në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore me Teatrin e madh ndërkombëtar të Limës (Madama Butterfly e Gala Vedi/Puccini), Teatri i Komunës së Limës (Pagliacci/ Adiós a la Bohemia e Don Giovanni), Teatri Pedro II i San Paolos (Cavalleria Rusticana), Teatri Kombëtar i Miguel Angel Asturias (Città del Guatemala), Teatri kombëtar i Ruben Dario (Managua), Teatri Teresa Careño (Caracas), Teatri Municipal di Cusco, Orkestra Kombëtare e Guatemalës, Camerata Bach (Managua) dhe Orkestra Sinfonike e Cusco.

Një punë intensive edhe ajo e aktivitetit në Europën e Lindore, është Opera Shtetërore e Banská Bystrica me La Traviata, në Hollin e Qytetit Lviv me Orkestrën Filarmonike të Lviv, në Artet Batumi dhe Qendrën Muzikore (Gjeorgji) me Pagliacci e Cavalleria Rusticana dhe dhe Festivalin në Miniaturë të Operas të Kamyanets-Podilsky me Turandot, bashkëpunim I rëndësishëm me Filarmoninë e Shtetit të Arad, për të cilën në vitin 2011 kujdeset për përgatitjen e Cavalleria Rusticana duke fituar një sukses që e çon drejt të qenit i ftuar rregullisht si Drejtor Nderi në vitet në vazhdim. Shumë aktiv edhe në Itali, shënojnë vazhdimësinë e raportit me Teatrin Zandonai (Madama Butterfly në vitin 2018, La Traviata në vitin 2017, Tosca në vitin 2016 dhe Il Barbiere di Siviglia në vitin 2015), bashkëpunimi me Festivalin Muzikor Riva dhe pjesëmarrja në “Koncerti në Altura” në Bardonecchia

Në vitin 2011, me rastin e 150 vjetorit të Bashkimit të Italisë, pas caktimit të detyrave artistike nga Ministria Italiane e Kulturës dhe Institutet Kulturore Italiane jashtë vendit, merr mbështetje të rëndësishme nga publiku dhe kritikët, duke drejtuar Orkestra Filarmonike të Teatrove Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Në të njejtin vit, me rastin e 60- vjetorit të Institutit Italian të Kulturës në Caracas, ndjek koncerte të Orkestrës Sinfonike të Venezuelës në Teatrin Cachao dhe me Orkestrën e Aragua në vendin italian Maracay. Në Lima Orkestrën dhe korin ndërkombëtar të Perusë duke ndjekur një Gala Verdiane për të festuar dymbëdhjetë vjeçarin e  kompozitorit të Busseto-s në Muzeun Kombëtar.

Impenjimet e ardhshme:

Pasi inaguroi me “La Traviata” festivalin e parë operistik të botës arabe (Amman Opera Festival) me prezencë të Familjes mbretërore të Jordanisë, Korriku i ardhshëm do të dirizhojë “Il Barbiere di Siviglia “ në amfiteatrin roman të Amman. Janë gjithashtu gala lirike të dedikuara Puccinit në Hollin e koncertit në Shangai, La Traviata e Operës Shtetërore të Banská Bystrica, Rigoletto në Hollin Deluxe të koncertit Chengdu, “ Otello “ në arenën Romane të Plovdiv, “Madama Butterfly “ në Teatrin e Operas në Kili, “Il Trovatore” në Teatrin Zandonai dhe një Gala dedikuar Paganini me fituesin e edicionit të vitit 2018 të Konkursit “ Paganini në Genova”.

Formacioni:

Lorenzo Tazzieri i nisi studimet muzikore që në moshën 6 vjeçare, duke ndjekur të njejtën përgatitje në Konservatorin Niccolò Paganini, ku studioi violinë e parë, më pas nën mbikqyrjen e prof. G. Carlascio, pianoforte. U perfeksionua në Konservatorin e Pyotr Ilyich Tchaikovsky në Moskë me Elena Nathanson duke u specializuar në repertorin rus, dhe ndërkohë përfundon studimet e muzikës së dhomës me Maestro Massimiliano Damerini.

Studimet e drejtimit të orkestrës u ndoqën nën vëzhgimin e Maestrove Donato Renzetti e Gilberto Serembe  dhe Maestros Roberto Tolomelli  ku bëhet asistent I bashkëpunimeve me titujt e shumtë Nabucco, Aida, Norma, Bellisario, Cinderella, Raymonda, Don Carlos, Madama Butterfly, La Cenerentola.

Projektet e tjera:

Lorenzo Tazzieri gjithmonë besoi dhe investoi në formacionin dhe promocionin e talenteve të rinj muzikorë. Në 2013, paralelisht me aktivitetin profesional, themelon Shoqatën e Lëvizjes Allegro në të cilin objektivi është për të zhvilluar dhe shpenguar kulturën dhe shoqërinë nëpërmjet artit kolektiv muzikor. Në një kohë të shkurtër krijojmë kushtet për lindjen e tre ekipeve rinore: Orkestra, Kori dhe Kompania Lirike Simon Boccanegra.

Krahas produksionit të koncertit, ka një numër aktivitetesh trajnimi të fokusuara në ringjalljen e muzikës së ansamblit në shkolla dhe krijon një qendër kulturore kushtuar formimit të orkestrave dhe koreve të fëmijëve.

Gjithashtu në vitin 2013 nga bashkëpunimi me sitaristin indian dhe tablista Avaneendra Sheolikar dhe Sandesh Popatkar lindi “L’amor che move le alte stelle”, CD me pjesë të panjohura të përzierjes midis muzikës tradicionale indiane dhe muzikës simfonike perëndimore.

“Muzikanti italian Lorenzo Tazzieri ai merr të gjitha pëllëmbët e natës… Tingujt e pasura me volum, nuanca, dramë, duke e marrë këtë prodhim në një nivel tjetër… Ajo ngriti ankesën e prodhimit” – (El comercio).

 

 

Ada Gurra – Regjizore e veprës

Ada Gurra u lind në 28 korrik të vitit 1986 në një familje artistësh. Nëna e saj ishte një mësuese violine dhe babai violinist në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve. Gjyshi i saj Muharrem Gurra vijontë karrierën e tij si një ndër krjuesit më të mirë të muzikës popullore në Shqipëri. E gjithë familja ndikoi fortë në formimin artistik të regjisores, që në vogëli. Studimet e para do ti fillonte për violinë dhe do të ishte babai i saj, që do ti mësonte teknikat e parë të ekzekutimit instrumental.

Me kalimin e viteve Ada Gurra, përveç studimeve do të angazhohej në Pallatin e Pionerëve, këtë herë duke shpalosur një tjetër talent, të kënduarin. Në festivalet e fëmijëvë të asaj periudhe Ada do të interpretonte kompozime të kompozitorëve dhe muzikantëve më të mirë në vend, si Adi Hila apo të tjerë. Kjo gjë bëri që Ada të shkëputej nga studimet për violinë dhe të vijonte Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për kanto.

Pas përfundimit të Liceut, Ada fiton të drejtën për të ndjekur Universitetin e Arteve në degën e kantos me pedagoge Mariana Lekën. Gjatë kësaj periudhe ajo ju dedikua me kohë të plotë studimeve. Si çdo i ri shqiptar me dëshirën për të realizuar ëndrrën e vetë, Ada shprehte gjithmonë e më shumë interesimin e saj për operan dhe belcanton, duke nxjerrë në pah një tjetër talent të saj. Pjesëmarrja në prapa skenat e realizimit të projekteve operistike të Akademisë dhe njohja e saj me stilet dhe teknikën regjisoriale të profesionistëve shqiptarë, bënë të zgjonin tek ajo dëshirën për t’ju dedikuar regjisë operistike.

Në përfundim të studimeve në Universitetin e Arteve ajo zhvendoset në Itali, ku fiton të drejtën e studimeve për regji opera në “Academia per l’Opera Italiana” në Verona në klasat e pedagogëve të mirënjohur Gianfranco De Bosio, njëkohësisht dhe regjisor me famë botërore, si dhe Carlo Saletti dhe Daniele Abbado. Në të njëjtën kohë do të ndiqte studimet dhe për kostumografi dhe skenografi në klasën e mjeshtrit Pier Luigi Pizzi.

Gjatë viteve të studimeve në Itali, Ada Gurra angazhohet për dy sezone me radhë në Arena di Verona si asistent regjisore në produksionet “ Madama Butterfly ” dhe “ Trovatore ” me regji të Franco Zefirelli dhe një vit më pas do të ishte asistentja personale e regjisorit dhe pedagogut të saj Gianfranco De Bosio me të cilin realizoi operan “ Nabucco “. Në përiudhën e studimeve ka ndjekur njëkohësisht dhe ëorkshope të ndryshme në teatrin “La Fenice” të Venecias dhe “Petrucelli” të Barit për veprat “Rigoletto” dhe “Cenerentola” me regji të Daniele Abbado.

Pas punës së saj si asistent regjisore e veprat operistike të realizuara nga regjisorët me famë ndërkombëtare në Arena Di Verona, Ada Gurra rikthehet në Shqipëri. Ne vitin 2011 falë një bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe Akademisë së Veronës “L ‘ Opera Italiana” Ada Gurrës i besohet premiera botërore e operas “Kaspar Hauser”.

Që prej asaj kohe Ada Gurra do të angazhohej në TKOBAP si asistent regjisore në disa vepra operistike si “Turandot ” me regji të Nicola Zorzi, “Skënderbeu” me regji të Carlo Saletti, “Ali Pasha Von Janina ” me regji të Patrizia Panton, “Gianni Schiçhi” me regji të Gëzim Myshketa, “Suor Angelica” me regji të Marco Puçi Catena, “I capuleti ed i Monteçhi” me regji të Aylin Bozok, ” La Boheme ” më regji të Andrea De Manincor. “La Traviata” me regji të Magdalena Fuschenberg, “Carmen” me regji të Gëzim Myshketa, “Die Fledermaus ” me regji të Renato Zanella dhe ka kuruar të gjitha rivëniet regjisoriale të këtyre operava në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit në tre vitet e fundit.