KONCERT VOKAL & INSTRUMENTAL

Së shpejti online në Facebook, YouTube dhe www.tkob.gov.al

 

TKOB solli në skenë mbrëmjen e 18 shkurtit “Këngët e Fatit”, një koncert me vepra të Johaness Brahms të cilat ishin premierë për publikun. Protagonistët e kësaj mbrëmjeje ishin vetëm të rinjtë të cilët me zërat e tyre të freskët sollën një tingëllim dhe energji tjetër në skenën e teatrit.

Pas një trajnimi 2 mujor, këtë fundjavë ata na dhuruan një nga koncertet më të bukura të këtij fillim sezoni me një repertor vokalo-instrumental të nivelit të lartë teknik nga Johannes Brahms.

Veprat paraqesin tema të ndryshme mbi nostalgjinë e së shkuarës, ndjenjës së dashurisë, shqetësimet, si dhe marrëdhënien me natyrën. Gjithashtu materialet shquhen për melodizmin, linjat e këndshme, thyerjet ritmike si dhe kapërcimet harmonike të shpeshta.

 

Dirigjent: Dritan Lumshi

Solistë Vokalë: Rovena Xhelili (soprano), Ina Gaqi (mezzo-soprano)

Kori Kameral i të Rinjve TKOB: Rovena Xhelili (soprano), Elda Koçibelli (soprano), Laura Hoxha (alto), Esi Murtati (alto), Gerald Murrja (tenor), Glerson Hoxha (tenor), Keldi Ametaj (tenor), Neron Kacerja (tenor), Bledar Domi (bass), Artur Vera (bariton), Patrik Vjollca (bariton)

Piano: Igli Rapaj

Violonçel: Igert Zeqiri

 

NË PROGRAM:

Johannes Brahms – Sonatë për violonçel dhe piano Nr.2 në Fa maxhor, Op. 99

Violonçel: Igert Zeqiri

Piano: Igli Rapaj

***

Johannes Brahms – Gjashtë Kuartete, Op.112

Sehnsucht   –       Nostalgji

Nächtens   –         Natën

Himmel strahlt so helle und klar – Qielli shkëlqen i ndritshëm dhe i kthjellët

Rote Rosenknospen – Gonxhet e trëndafilit të kuq

Brennessel steht am Wegesrand – Hithra qëndron në buzë të rrugës

Liebe Schwalbe, kleine Schwalbe – Dallëndyshe e dashur, e vogël dallëndyshe

Interpreton: Kori Kameral i të Rinjve TKOB

Piano: Igli Rapaj

***

Johannes Brahms – Katër Duete, Op. 92

Die Schwestern     –     Motrat

Klosterfräulein      –     Murgeshat

Phänomen         –     Fenomen

Die Boten der Liebe –     Lajmëtarët e dashurisë

Interpreton: Rovena Xhelili (soprano), Ina Gaqi (mezzo-soprano)

Piano: Igli Rapaj

***

Johannes Brahms – Katër Kuartete, Op. 92

Schöne Nacht!   –    O natë e bukur

Spätherbst      –    Vjeshtën e vonë

Abendlied      –    Këngë mbrëmjeje

Warum?        –    Pse?

Interpreton: Kori Kameral i të Rinjve TKOB

Piano: Igli Rapaj